Të paktën tre migrantë ndërruan jetë në Itali të dielën, pasi një zjarr vërshoi anijen që po i transportonte ata, afër bregdetit jugor të Crotone.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, lajmi u konfirmua nga zyrtarët policor në Itali dhe nga autoritetet e shëndetësisë.
Bëhet e ditur se pesë migrantë të tjerë u lënduan dhe u dërguan në spital për trajtim, konfirmojnë zyrtarët në qytetin e Crotone.
Dy oficerë të policisë pësuan lëndime teksa u përpoqën t’i ndihmojnë migrantët, ndërsa detaje të mëtutjeshme nuk u konfirmuan nga policia. /Telegrafi/