×
  • Lajme
  • Lajme

    “Thaçi nuk duhej të shkonte në Hagë si President i Kosovës, kjo e dëmton vendin”

    FrontOnline
    15 Korrik 2020

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se publikimi i aktakuzave nga Gjykata Speciale mbi Presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli ka trazuar politikisht Kosovën.

    Ai ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi është dashur të japë dorëheqje me t’u publikuar aktakuza, ndonëse ajo është e pakonfirmuar, njofton Klan Kosova.

    “Në raste të tilla ku kemi pasur edhe në të kaluarën kur ndonjë zyrtar lartë është ballafaquar me akuza të tilla ka dhënë dorëheqje. Kjo ka qenë praktikë shumë e mirë që e ka ruajtur kredibilitetin e institucioneve të Kosovës”, është shprehur Abrashi.

    “Kemi pasë rastin e Ramush Haradinajt ku dy herë radhazi ka dhënë dorëheqje. Tek rasti i Presidentit, ai paraqet kategori më të lartë të përfaqësimit institucional. Në Hagë është dashur të shkojë si Hashim Thaçi, jo si Presidenti i Kosovës. Kjo e dëmton Kosovën”.

    Abrashi ka thënë se ka qenë gabim i madh votimi në Kuvendin e Kosovës i Gjykatës Speciale.“Nga momenti kur është marrë barra e fuqizim të kësaj gjykate, të gjithë e kemi ditur se kur do të vjen puna deri këtu. Kjo është arsyeja pse VV dhe disa parti tjera ka qenë kundër votimit të kësaj gjykate”.

    Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.