×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Njohja reciproke Kosovë – Serbi arrihet në SHBA, përpjekjet e tjera janë të kota

    FrontOnline
    15 Shtator 2020

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të vitit të ri hebraik në Prishtinë, ku edhe ka mbajtur një fjalim.

    Presidenti Thaçi ka thënë se ky është një manifestim i veçantë për arsye se tani Kosova dhe Izraeli kanë njohur njëra-tjetrën dhe do të vendosin marrëdhënie diplomatike, shkruan lajmi.net.

    “Është një nder i veçantë që sonte jemi mbledhur të gjithë së bashku që këtë vit, këtë vit madhështor, kundër pandemisë të shënojmë vitin e ri hebre këtu në Prishtinë. Këtë vit, kjo festë është edhe më e madhe sepse vjen me lajmin e shumëpritur për njohjen reciproke mes shtetit të Kosovës dhe Izraelit, me këtë miqësia jonë historike, tradicionale, mes dy popujve tanë po forcohet çdo ditë e më tepër. Ndërtohet urë e fuqishme e komunikimit dhe bashkëpunimit ndër institucional dhe sferat shoqërore, bashkëpunim nga secili do të përfitojmë të gjithë. Do të përfitojë Kosova, Izraeli, Ballkani Perëndimor dhe i gjithë globi.”, tha presidenti Thaçi.

    Më tutje, ai është shprehur se është edhe më e rëndësishme që kjo njohja ka rrjedhur nga Shtëpia e Bardhë.

    Presidenti Thaçi ka folur edhe për marrëveshjen e arritur në SHBA, duke goditur politikanët që janë shprehur dyshues ndaj marrëveshjeve atje. Ai më tutje ka thënë se SHBA-të mund të kryejnë marrëveshje politike dhe stabilizim të marrëdhënieve e njohje reciproke midis Kosovës dhe Serbisë.

    Edhe më fuqishëm, ai ka thënë se përpjekjet tjera përveç atyre në SHBA janë të kota dhe humbje kohe.

    “E mirëpresim vendosjen e marrëdhënieve diplomatike sa më shpejtë që të jetë e mundur. Prandaj shënojmë edhe këtë manifestim, këtë ngjarje madhështore këtu në Prishtinë në një moment të veçantë dhe historik për të dy vendet, veçanërisht kur ky vit i ri po shënohet pas arritjes së marrëveshjes së Uashingtonit, marrëveshje kjo që ka karakter ekonomik, të sigurisë por edhe të njohjes reciproke të shtetit të Kosovës dhe Izraelit, ka karakter ekonomik sepse kemi më shumë rrugë e autostrada, hekurudha bashkëkohore e vija ajrore funksionale, ka karakter të sigurisë sepse me partnerët do të jemi në luftë kundër terrorizmit dhe ekstremizmit dhe theksoj njohja reciproke ka rëndësi strategjike sepse do të forcojë rolin e Kosovës si subjektivitet i fuqishëm ndërkombëtar dhe ajo që na bën të lumtur e shumë krenar pas shumë përpjekjeve të shumta, kjo njohje erdhi përmes Uashingtonit. Do të kemi më tepër paqe dhe dikur pak kush besonte se këto përpjekje mund të përfundonin me marrëveshje paqësore. Kur ambasadori Grenell e filloi dhe u përpoq maksimalisht, ne kishim shpresën, por të tjerët kishin dyshime të mëdha. Prandaj, presidenti Trump bëri të pamundurën të ndodh e mundura, bëri atë që të tjerët për 20 vite nuk e bënë. Kështu që derisa shihet se po mund të ndodhë normalizimi ekonomik në Uashington, kam besim të plotë se edhe normalizimi ekonomik mund të ndodh edhe në Uashington, të tjerat janë të kota edhe humbje kohe.”, tha Thaçi.

    “Devolli Corporation” shpallet Punëdhënësi, Eksportuesi dhe Tatimpaguesi i vitit 2023, e vetmja korporatë që rrëmben tri çmimet e OEK
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Përdorimi i rrjeteve kompjuterike nga një masë e madhe, në Shqipëri ka bërë që të rriten edhe rastet kur po abuzohet me...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Videoja e një vajze të vogël që imiton ulërimën e luanit është bërë virale në rrjete sociale. Riley Kay Scott ka impresionuar...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjatë vizitës në Gjermani. Ai ka paralajmëruar se do...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje partnerëve perëndimorë që t’i japin shtetit të tij sisteme shtesë të mbrojtjes, me qëllim...
    Lajme26 Prill 2024
    Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KODE), ka organizuar aktivitetin “Shkolla e 100-të” e lidhjes së 100 shkollave...
    Vip26 Prill 2024
    Këngëtari Bardhi, i cili ua mori zemrat publikut edhe më shumë me paraqitjen e tij në Big Brother VIP Albania, sapo ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.