Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka uruar shërim të shpejtë Kryeministrit Avdullah Hotit, pas infektimit me COVID-19, raporton Express.
Thaçi u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i zbatojnë rekomandimet e institutcioneve shëndetësore dhe u ka uruar shërim dhe rikthim sa më të shpejtë në normalitet të gjithë të prekurve.
“Kryeministrit Avdullah Hoti i uroj ta kalojë sa më lehtë dhe të shërohet sa më shpejtë nga COVID-19. Qytetarëve të Kosovës u bëj thirrje që t’i zbatojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore, sepse vetëm në këtë mënyrë mund ta tejkalojmë këtë periudhë të vështirë. Të gjithë të prekurve u uroj shërim dhe rikthim sa më të shpejtë në normalitet. HTH”, ka shkruar Thaçi.