×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Testet e shtrenjta, qytetarët kërkojnë që kostoja të mbulohet nga shteti

    FrontOnline
    10 Shtator 2020

    Ministria e Shëndetësisë ditë më parë ka bërë licencimin e laboratorëve privatë për t’i bërë testet për Covid-19.

    Çmimet për këto teste po variojnë nga 20 deri në 50 euro, por ka laboratorë ku disa qytetarë kanë paguar edhe nga 200 euro.

    Lidhur më këtë, kryetari i Shoqatës ‘Konsumatori’, Selatin Kaçaniku, për Front Online, ka thënë se çmimet në laboratorë private janë shumë të larta duke e pasur parasysh gjendjen ekonomike në Kosovë.

    “Çmimi është i lart. Ministria dhe Qeveria nuk kanë bërë konsultime paraprake me qytetarin, konsumatorët taksapagues dhe pacientët pasi që qytetarët janë taksapaguesit me të cilat financohet MSh-ja. Detyrimi ministrisë është i shumëfishtë dhe sjellja e vendimet të tilla  kruciale  pa konsultim me ne zakonisht sjellin dëme dhe këto çmime siç e kam thënë e tejkalojnë trefishin e ndihmës sociale”, deklaroi Kaçaniku për Front Online.

    Ndërsa, për rastin e qytetarit i cili ka paguar 200 euro për një test për Coronavirus, Kaçaniku tha se Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë nuk duhet t’iu dalin në krah laboratorëve që të vetmin qëllim e kanë pasurimin në kohë pandemie.

    “Qeveria dhe MSh, mos t’i dalin në krah asnjë laboratori që të vetmin qellim e ka pasurimin a që më pak në këtë kohë kur jemi në kohe gati si në kohe lufte dhe kemi rritje të papunësisë dhe rënie të ekonomisë, Qeveria dhe MSh-ja duhet të disiplinohen”, tha ai për Front Online.

    100 deri në 300 teste për Covid kryhen brenda ditës në një laborator privat

    E nga laboratori privat Olive për Front Online kanë thënë së çmimi për testet për Coronavirus është 20 euro.

    Zëdhënësja par medie e këtij laboratori  Antigona Qenaj- Sejdiu, tha se ky  çmim është bërë në bazë të rekomandimeve që ka bërë Ministria e Shëndetësisë.

    “Testi serologjik të cilin ne e aplikojmë për momentin kushton 20 euro kurse testime me PCR nuk kemi filluar ende edhe pse jemi licencuar prej ministrisë, në fakt si institucion privat kemi marrë parasysh rekomandimet e MSh-së i cili ka qenë që çmimi të sillet rreth 20 euro, për momentin jemi më të lirët në treg, nuk ka dikush një çmim më të lirë se na. Si institucion nuk jemi nis prej asaj që duhet të përfitojmë prej situatës dhe me përfitu prej njerëzve të cilët duhet ta dinë gjendjen e tyre shëndetësore”, tha ajo.

    E pyetur se sa është interesimi i qytetarëve për tu testuar për Coronavirus, Qenaj,  tha se numri i personave të cilët testohen brenda ditës në këtë laborator është nga 100 deri në 300.

    “Nuk mund t’iu them në fakte një shifër të saktë sepse nuk e kam, por që vazhdimisht ka pasur kërkesa për testim sidomos në dy javët e para ka qenë një mbingarkesë edhe e linjave telefonike dhe e personave që kanë ardhur këtu, ka qenë një numër i madh. Përafërsisht 100 deri në 300 teste realizohen brenda ditës varësisht prej ditës por një mesatare po e jap kështu dhe po vazhdojnë testimet edhe pse më një numër të vogël se nga ditët e para.  Sigurisht që pritet që kur të fillojmë me   testet për PCR të kemi një interesim më të madh të njerëzve”, deklaroi ajo.

    Ndërsa lidhur me pretendimet se rezultatet e testeve në laboratorët privatë nuk janë të sakta, Qenaj, tha se laboratori Olive mbikëqyrët nga instituti RFB gjerman dhe kanë në dispozicion pesë aparatura në mënyra që çdo testim të ritestohet.

    “Gjithmonë saktësia është ajo që neve na intereson më së shumti prandaj ne paguajmë njerëz për të na mbikëqyrur siç është instituti  RFB nga Gjermania. Saktësia e testeve është varësisht prej aparatit në të cilin bëhet, ne i kemi në dispozicion 5 aparatura dhe mundësinë me ritestu personin i cili ka dyshime për një rezultat jo të saktë dhe asnjëherë nuk tentojmë me lëshu rezultate të pasakta gjithmonë kur kemi dyshim i ritestojmë”, tha ajo për Front Online.

    Qytetarët  thonë se shpenzimet për teste për Covid duhet t’i mbulojë shteti

    E për çmimet e testeve që po bëhen në laboratorët privatë të pakënaqur janë edhe qytetarët.

    Ata thonë se duke e pasur parasysh gjendjen në të cilën është Kosova, pagesat për këto teste do të duhej t’i bënte Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë.

    Mujë Berisha

    “Po mendim im është që ai çmim është i lartë sidomos për disa kategori, po e zëmë për pensionistët për ata që marrin social ndihmë invalidorë etj , e ka një kategori njerëzisht që ndoshta kanë mundësi por megjithatë në këtë situatë ka qenë më njerëzore më e logjikshme mos me paguar asgjë, por ato shpenzime me i mbuluar  Qeveria e Kosovës”, tha ai.

    Nazimi Hykolli

    “Unë mendoj se është shumë i  lartë me kushtet me standardet tona është i lart sa që nuk e përballon popullata jonë. Ministria të bëjë kompensimin e pagesave të qytetarëve të cilët kanë paguar deri në 200 euro për një test”, deklaroi ai.

    Nazmi Azizi

    “Po mendoj se është i lartë duke  e pasur parasysh gjendje ekonomike të ne në Kosovë, dihet që shumica janë të papunë edhe ata që punojnë në këtë situatë me Coronavirus janë mbet pa punë edhe paret që kanë pas me i marr nuk i kanë marr, unë mendoj se çmimi është i larë dhe fajtor për këtë është Qeveria”, u shpreh ai.

    Zgjerimi i Comoditës në SHBA: “Nap Queen Sleep”, krenaria e shqiptarëve
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.