×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “Të na qeverisë Franca” — Libanezët në rrugë kundër qeverisë, përleshen me policinë

    FrontOnline
    08 Gusht 2020

    Mijëra libanezë, të zemëruar me udhëheqësit e tyre politikë, po protestojnë sërish nëpër rrugët e kryeqytetit të shkatërruar Bejrutit, katër ditë pas një shpërthimi të fuqishëm që la të paktën 154 viktima.

    Disa prej protestuesve janë përleshur me policinë, e cila nga ana tjetër është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës.

    Shpërthimi i së martës shkatërroi disa pjesë të qytetit dhe rizgjoi zemërimin e ngulitur thellë për klasën e korruptuar politike.

    Shpërthimi u shkaktua nga një sasi e konsiderueshme e nitratit të amonit që ishte sekuestruar nga një anije, por nuk ishte zhvendosur nga magazinat e portit.

    Qeveria është zotuar të gjegjë përgjegjësit, por në Liban ka një nivel të lartë mosbesimi, ku tetorin e kaluar filloi një lëvizje e madhe anti-qeveritare e nxitur edhe nga kriza ekonomike dhe zhvlerësimi i monedhës.

    Dy ministra që u përpoqën të vizitonin lagjet e dëmtuara u shtynë jashtë nga protestuesit. Një marshim është parashikuar të lidhë një prej zonave më të shkatërruara pranë portit me Sheshin e Martirëve, zemrën e kryengritjes anti-qeveritare.

    Përveç shfaqjes së zemërimit popullor, marshimet e qytetarëve synojnë të kujtojnë viktimat e shpërthimit, prej të cilit mbi 5 mijë vetë u plagosën dhe rreth 300 mijë mbetën të pastrehë.

    Presidenti libanez Michel Aoun refuzoi thirrjet për një hetim ndërkombëtar në lidhje me shpërthimin. Ai tha se autoritetet vendore do të përcaktojnë nëse shpërthimi u shkaktua nga një “forcë e jashtme” si për shembull një bombë.

    Ndërkaq udhëheqësit botërorë do të marrin pjesë një konferencë virtuale donatorësh të organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron.

    Libanezët kanë firmosur një peticion ku kërkojnë që vendi të qeveriset nga Franca 10 vitet e ardhshme.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Dhjetor 2024
    Isak Andic, themeluesi miliarder i kompanisë së famshme të modës, Mango, vdiq në një “aksident” të shtunën, sipas kompanisë. Mediat spanjolle raportuan...
    Bota/Rajoni14 Dhjetor 2024
    Një 17-vjeçar dyshohet se ka therur me thikë një bashkëmoshatar të tij. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier...
    Bota/Rajoni14 Dhjetor 2024
    Ka vdekur Bob Fernandez, i mbijetuari i bombardimeve japoneze të Pearl Harbor. Ai ishte 100 vjeç. Shëndeti i tij ishte përkeqësuar, ku...
    Të tjera
    Sport14 Dhjetor 2024
    Donat Rrudhani ishte heroi i Leuzernit në përballjen me Winterthur. Përballja e zhvilluar në kuadër të javës së 18-të në Superligën e...
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kandidati i LDK-së për kryeministër, njëherësh edhe kryetar i këtij subjekti, ka thënë se ka në plan të ndërtojë një...
    Vip14 Dhjetor 2024
    Drenusha dhe Rovena kanë diskutuar rreth kushteve të jetesës në Kosovë. Ishte Drenusha ajo që thoshte se me 600 ose 700 euro...
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pasur një darkë pune me Drejtorin për Evropën në Shtëpinë e Bardhë, Mike Carpenter. Osmani tha...
    Lajme14 Dhjetor 2024
    “Dështimi më i madh i këtij qeverisje është pikërisht izolimi dhe stagnimi i vendit tonë. Sot, Kosova është më e vetmuar se...
    Vip14 Dhjetor 2024
    Në shtëpinë më të madhe në vend, ka mbërritur një dron. Ky dron ishte i dedikuar për Drenushën, e cila u gëzua...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.