×
  • Lajme
  • Lajme

    Takimi në Shtëpinë e Bardhë, Vuçiq nesër diskuton me Merkel për Kosovën

    FrontOnline
    30 Gusht 2020

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se të hënën e 31 gushtit do të zhvillojë një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel. Dyshja pritet të diskutojnë për Kosovën dhe vizitat e ardhshme në Uashington dhe Bruksel.

    ”Nesër në mesditë kam një bisedë telefonike të planifikuar me Angela Merkel. Kosova do të jetë tema kryesore, si dhe vizita në Uashington dhe Bruksel”, citohet të ketë thënë Vuçiq, transmeton KlanKosova.

    Siç shkruajnë mediat serbe, Vuçiq gjithashtu ka pohuar se do të diskutonte çështje të ndryshme me gruan më të fuqishme, përfshirë vaksinën për koronavirus, bashkëpunimin dypalësh mes Serbisë dhe Gjermanisë.

    Po ashtu ai kujtoi se nesër do të ketë edhe një takim me Mirosllav Lajçak dhe se tema e bisedës me të do të jetë qëndrimi i tij në Washington.

    Ky është takimi i dytë i thirrur nga Uashingtoni. Një takim i planifikuar më 27 qershor, ishte anuluar pak ditë para mbajtjes, meqë Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë kishte deklaruar se ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ishte i ftuar në takimin e Uashingtonit.

    Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë rinisi në Bruksel më 16 korrik, 20 muaj pasi ishte ndërprerë.

    Në fund të vitit 2018, u ndërprenë bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me ndërmjetësimin e Brukselit, pasi autoritetet në Prishtinë, vendosën një taksë kundër importeve nga Serbia.

    Taksa më pas u zëvendësua me reciprocitet. Por, qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti e hoqi atë, duke thënë se po i jepet shans rinisjes së dialogut.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.