×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Strategjia e Suedisë po del të jetë efektive, mund t’i kenë dhënë fund Coronavirusit

    FrontOnline
    21 Shtator 2020

    Strategjia e Suedisë për imunitetin e tufës në luftën kundër koronavirusit, kohët e fundit ka marrë rezultate të mira, ndonëse është kritikuar nga shumica e ekspertëve botërorë.

    Megjithëse imuniteti i popullsisë është ende nën nivelin klasik të 60 përqindëshit, kjo mund të jetë e mjaftueshme për ta parandaluar në mënyrë efektive pandeminë e COVID-19 në Suedi, sugjeron një nga epidemiologët më të shquar danezë.

    “Ka indikacione se suedezët kanë fituar një nivel të imunitetit ndaj sëmundjes”, tha për “Politiken”, Kim Sneppen, profesor i biokompleksitetit në Institutin Nils Bohr në Kopenhagë.

    Suedia regjistroi 23 raste me koronavirus në një milion njerëz në ditë gjatë javës së kaluar, krahasuar me 61 raste në Danimarkë, shkalla e infeksionit e të cilave tanimë e ka tejkaluar kulmin e saj në prill.

    Në të njëjtën kohë, Sneppen ka pranuar se Suedia ka pësuar një normë vdekjeje shumë më të lartë sesa ajo që shënohej në Danimarkë – me gati 5,900 vdekje.

    “Ky është çmimi që ata e paguan. Nga ana pozitive, ata mund t’i kenë dhënë fund epidemisë tani”, tha Sneppen.

    Një studim i mëparshëm nga profesori Tom Britton i Universitetit të Stokholmit vlerësoi se pragu i imunitetit të plotë të tufës mund të ishte deri në 43% të popullsisë. Kjo përqindje është shumë më poshtë se shifrat klasike prej 60-70%, të pranuara në epidemiologji.

    Baza për këtë është supozimi se anëtarët më socialë dhe më aktivë të shoqërisë janë të parët që infektohen.

    Reese Paludan, profesor i biomjekësisë në Universitetin e Aarhus Soren, tha se gjithnjë e më shumë prova sugjerojnë se Agjencia Suedeze e Shëndetësisë mund të ketë pasur të drejtë kur vendosi të ndiqte një strategji që mundëson zhvillimin e kontrolluar të imunitetit.

    “Mund të pretendohet se ata zgjodhën zgjidhjen e duhur, por në fillim ata ishin të përgatitur dobët për strategjinë dhe nuk mund t’i mbronin të prekshmit e tyre,” tha Reese Paludan.

    Suedia, qasja e zhbllokuar e së cilës në një përpjekje për të arritur imunitetin e tufës është kritikuar nga ekspertë mjekësorë, politikanë dhe aktivistë, ka regjistruar pak më shumë se 88,000 raste të koronavirusit. Trajektorja e saj ngadalë është tërhequr nga numri më i lartë i rasteve të regjistruara në qershor.

    Në të kundërt, Danimarka regjistroi pothuajse 29,000 raste, gati tri herë më pak, por tani është në mes të një kërcimi të ri.

    Sidoqoftë, rreziku i shpërthimeve të reja në Suedi nuk mund të përjashtohet, kanë paralajmëruar epidemiologë të tjerë.

    Shkalla e vdekjeve në Suedi është niveli i pestë më i lartë në Evropë, por numri i infeksioneve të reja ka rënë vazhdimisht që nga kulmi i tij në fund të qershorit.

    Deri më sot, ka vetëm një duzinë pacientësh në kujdesin intensiv. Ky është një kontrast i fortë me vendet e tjera në Evropë që janë mbyllur plotësisht. /Express

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    Sekretari i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare (NSDC) të Ukrainës, Rustem Umerov, ka propozuar mbajtjen e një raundi të ri bisedimesh...
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama tregon produktet e bllokuara në 6 ditë nga institucionet pasi tregtoheshin...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Së paku 32 persona janë vrarë pasi trupat izraelite kanë hapur zjarr ndaj banorëve të Gazës që kërkonin ndihma ushqimore. Sipas ministrisë...
    Të tjera
    Sport19 Korrik 2025
    Boksieri ukrainas, Usyk ka fituar ndeshjen kundër britanikut, Dubois. Në rundin e 5-të, Usyk arriti të nokautoj britanikun, duke e rrëzuar dy...
    Lajme19 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy person E.H 44-vjeçar dhe S.M, 39-vjeçare për vjedhje të rëndë në një kioskë...
    Lajme19 Korrik 2025
    “Po duket që Limaj po e lyp diçka që nuk mundet pas, e Kurti po e lyp ndonjë justifikim të ri.” – Kështu...
    Sport19 Korrik 2025
    Sipas FIFA-s, Kupa e Botës për Klube e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm global,...
    Lajme19 Korrik 2025
    Nga mbi një orë e 10 minuta sa ishin më herët pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në pikëkalimin kufitar te Dheu...
    Ekonomi19 Korrik 2025
    Si pasojë e zjarreve që ishin jo të pakta, në ditët me temperatura të larta, nga korriku janë djegur sipërfaqe të tëra...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.