Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Stano pa përgjigje kur pyetet nëse Asociacioni do të bëhet sipas Kushtetutës së Kosovës

    FrontOnline
    29 Shtator 2020

    Puna në kuadër të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë është në vazhdim e sipër në Bruksel, edhe pse takimet që janë planifikuar për këtë javë, nuk janë mbajtur, tha Peter Stano, zëdhënës i BE-së për politikë të jashtme.

    Ai paralajmëroi se, sapo të ketë ndonjë datë për takimin e radhës Kosovë-Serbi, do ta bëjë të njohur edhe për publikun.

    Stano nuk ka dha ndonjë përgjigje të saktë rreth temës së krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, i cili thuhet të jetë bërë edhe shkak për moszhvillimin e takimeve midis Kosovës dhe Serbisë, pasi Kosova nuk dëshiron të diskutohet më për këtë temë, ndërsa Serbia insiston që ajo të trajtohet me prioritet.

    Stano, para disa ditësh, ka thënë se Kosova e ka obligim për të krijuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe, sipas marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015, dhe se Prishtina duhet të vijë me propozim se si të zbatohet kjo pjesë e marrëveshjeve.

    Por, në pyetjen se a duhet të krijohet Asociacioni sipas ligjeve të Kosovës dhe në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ai nuk dha përgjigje të qartë, duke thënë se “rreth kësaj nuk ka asgjë të re për të shtuar”.

    Autoritetet e Kosovës kanë thënë se “gjithçka do të jetë sipas Kushtetutës së Kosovës”, kur janë shprehur për krijimin e Asociacionit.

    Edhe Qeveria gjermane, përmes zëdhënësit të saj, Steffen Seibert, ka thënë se ky Asociacion duhet të krijohet sipas ligjeve të Kosovës. Por, në Serbi nuk janë të interesuar për një gjë të tillë.

    Gjatë qëndrimit të tij të fundit në Bruksel, shefi i delegacionit të Serbisë për dialog me Kosovën, Marko Gjuriq, ka thënë se “e ashtuquajtura Gjykatë Kushtetuese e Kosovës është përdorur për të bllokuar krijimin e Bashkësisë së komunave serbe” dhe ka shtuar se “edhe Serbia e ka Kushtetutën e saj”, raporton exprees.

    Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të arritur në dialogun Kosovë-Serbi.

    Në vitin 2015, dy vendet, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kanë arritur edhe një marrëveshje shtesë për themelimin e këtij Asociacioni.

    Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, edhe pse ka thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.

    Masat lidhur me parandalimin e përhapjes së koronavirusit kanë bërë që të hënën të mos zhvillohet një takim mes koordinatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

    Por, edhe po të zhvillohej, në të nuk do të diskutohej për Asociacionin, pasi, siç ka konfirmuar edhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, “njëra palë ende nuk është e gatshme për këtë”.

    Pala kosovare nuk e ka fshehur se ajo është kundër diskutimeve për këtë temë.

    Prince Caffe: Hape dhe fito preminë kryesore, çdo muaj nga një Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lajme31 Maj 2023
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se e ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan,...
    Lajme31 Maj 2023
    Gazetarja Olha Priadko u strehua sot në Kosovë, në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo”. Ajo erdhi bashkë me djalin...
    Lajme31 Maj 2023
    Ish i dërguari special për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka komentuar përsëri për tensionet në veri. Me anë të një...
    Të tjera
    Lajme31 Maj 2023
    Tensionet në Veri të Kosovës kanë nxitur reagime të shumta të ndërkombëtarëve por edhe në rajon. Së fundmi ka reaguar dhe ish...
    Lajme31 Maj 2023
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në rrjetin social "Facebook",  ka shpërndarë disa fotografi nga takimi me liderët  e shteteve anëtare të Komunitetit...
    Lajme31 Maj 2023
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë për rrjetin amerikan CNN, se, pala serbe i ka zbatuar të gjitha obligimet ndërkombëtare që...
    Lajme31 Maj 2023
    Rreth 100 serbë janë mbledhur në mbrëmjen e së mërkurës në Zveçan, në afërsi të ndërtesës komunale, ku është duke u protestuar...
    Bota/Rajoni31 Maj 2023
    Pesë persona kanë mbetur të lënduar në aksidentin afër Grupçinit në Tetovë, thonë për “Makfax” nga MPB. Nga informacionet e para mësohet...
    Lajme31 Maj 2023
    Komandanti i KFOR-it, Angelo Michelle Ristuccia, ka deklaruar se po të mos ndërhynte KFOR’i në veri, “tani do të ishim duke mbajtur...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.