Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot fillon viti i ri akademik në institucionet e arsimit të lartë

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Viti i ri akademik 2020/2021, fillon sot në institucionet e arsimit të lartë, për studentët e vitit të dytë dhe të tretë, kurse për studentët e rinj të vitit të parë do fillojë me vonesë.

    Viti i ri akademik për institucionet e arsimit të lartë ka filluar sot në formën online dhe të kombinuar. Për shkak të pandemisë, shumë njësi akademike e kanë filluar mësimin online, ndërsa ato që kanë specifika të veçanta, mësimin e organizojnë në klasë. Rektori i ri i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti, i cili ka marrë sot mandatin e tij, ka folur për Radio Kosovën rreth obligimeve që ka marrë menjëherë për mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe prioritetet e tjera.

    “Qysh sot do të fillojë të merrem me problemet, ku kam caktuar mbledhjen e senatit në ora 13:00 për tu njoftuar me përbërjen e ekipit. Ndërsa, nga dita e nesërme do të fillojmë të adresojmë problemet e mundshme për fillimin e vitit të ri akademik. Do ta kemi edhe një mbledhje të kolegjiumit, ku do të njoftohem nga afër nga të gjithë dekanët për problemet specifike.”

    Rektori Sahiti, tha se mësimi do të organizohet i kombinuar.

    “Pjesët e tjera të procesit mësimor, që kërkojnë përfshirjen praktike të studentëve, do të organizohen në mënyrë fizike.”

    Ndërkohë, ekspertët thonë se organizimi i mësimit varet edhe nga situata pandemike në vend. Njohësi i çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci, tha për Radio Kosovën se do të ishte mirë që mësimi të zhvillohet me praninë fizike në klasë, por jo të gjitha institucionet e kanë një mundësi të tillë.

    Elbasan Geci, nga Paqja Studentore, tha për Radion se studentët kanë kërkuar që disa njësi akademike të mbajnë mësimin me praninë e studentëve në klasë, për shkak të specifikave që kanë.

    Provimet pranuese për kandidatët e rinj dhe provimet e tjera do të mbahen në ambiente të fakulteteve, ndërsa ligjëratat, konsultimet dhe aktivitetet e tjera do të organizohen në distancë. Të gjitha institucionet e arsimit të lartë, duhet t’i përmbahen udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për respektimin e masave.

    KEDS fillon pilot projektin për inspektimin e rrjetit elektrik me dron
    Nga Rubrika
    Lajme22 Mars 2023
    Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale pas një debati që nisi si rezultat i një interviste të kryeministrit,...
    Lajme22 Mars 2023
    Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se Qeveria Kurti është qeveria...
    Lajme22 Mars 2023
    Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur se pas më shumë se një dekade sonte është përuruar xhamia e çarshisë në...
    Të tjera
    Lajme22 Mars 2023
    Muaji i Ramazanit do të fillojë nga nesër e enjte, 23 mars. Këtë muaj të shenjtë, të gjithë besimtarëve islam, ua kanë...
    Bota/Rajoni22 Mars 2023
    Kryeministri me mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka uruar për fillimin e muajit të shenjtë të Ramaznit, duke uruar...
    Lajme22 Mars 2023
    Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratikë të Kosovës, Muhamet Hamiti, ka komentuar deklaratën e kryeministri, Albin Kurti rreth Asociacioni në RTK. Hamiti...
    Lajme22 Mars 2023
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se edhe ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duhet ngritet ndjekje ndërkombëtare nga...
    Bota/Rajoni22 Mars 2023
    Tanzania ka njoftuar shpërthimin e saj të parë të sëmundjes vdekjeprurëse të virusit Marburg (MVD) e ngjashme me Ebolën, pasi pesë viktima...
    Vip22 Mars 2023
    Reperi i njohur kosovar, Capital T, sot ua ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Ai...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.