×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Sllovenia e fut Kosovën në listë të zezë, 14 ditë karantinë për çdo kosovar që hyn brenda territorit

    FrontOnline
    18 Qershor 2020

    Sllovenia ka lajmëruar se do të vendosë masa më të rrepta në kufirin e saj me Kroacinë nga dita e nesërme.

    Kjo do të bëhet për shkak të parandalimit të koronavirusit i cili mund të ndodhë të importohet nga njerëzit që futen në kufi.

    Kështu, Kosova, Bosnja dhe Serbia janë futur në listën e zezë të vendeve nga ku njerëzit që hyjnë në Slloveni do t’i nënshtrohen një karantine të detyrueshme 14 ditore, pavarësisht nëse kanë leje-qëndrim ose nënshtetësi sllovene.

    Për më tepër, numri i përjashtimeve për këto vende është ngushtuar në mënyrë që të minimizohen udhëtimet, veçanërisht të punëtorëve migrantë.

    Vendimi vjen pasi gjysma e 26 rasteve të reja me koronavirus në Slloveni janë të importuara kryesisht nga Bosnja dhe Serbia.

    Në anën tjetër, në Kosovë javën e fundit ka rritje enorme të rasteve me koronavirus ku numri i rasteve aktive ka shkuar mbi 800./

    Nga Rubrika
    Lajme31 Maj 2025
    Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, ka kritikuar mënyrën e organizimit të votimit për komisionin e fshehtë, duke e quajtur atë të jashtëligjshëm...
    Kronika31 Maj 2025
    Një 22-vjeçar nga Prishtina është ndaluar nga policia në Kukës, nën dyshimin se nuk deklaroi në kufi të hollat. Policia ka bërë...
    Kronika31 Maj 2025
    Në Morinë është arrestuar 30-vjeçari kosovar, V.M., nën dyshimin se ka trafikuar lëndë narkotike. Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari u arrestua...
    Të tjera
    Lajme31 Maj 2025
    Lidhja e Bizneseve të Kosovës (LBK) është shprehur thellësisht e shqetësuar me situatën që po mbretëron në mesin e bizneseve të mëdha...
    Lajme31 Maj 2025
    Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka mbrojtur të propozuarën e tij për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, duke akuzuar deputetët e partive tjera pse...
    Lajme31 Maj 2025
    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të diskutojë me ZRrE-në dhe të...
    Vip31 Maj 2025
    Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni, ka shtuar një tjetër supermakinë në koleksionin e tij të pasur: Lamborghini Revuelto, modeli më i...
    Sport31 Maj 2025
    Finalja e Ligës së Kampionëve 2024/25 mes Paris Saint-Germain dhe Interit do të zhvillohet në “Munich Football Arena”. Sezoni 2024/25 i UEFA...
    Kronika31 Maj 2025
    Një burrë është arrestuar të premten në Prishtinë pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të qenit të fqinjit...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.