Në Maqedoninë e Veriut vazhdon të jetë dramatike situata prej pandemisë nga koronavirusi.
Sipas autoriteteve shëndëtësore, në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 13 viktima nga infeksioni i koronavirusit, shifër që e rrit në 319 numrin total të atyre që kanë humbur jetën që prej fillimit të pandemisë.
Gjithashtu janë identifikuar ditën e fundit edhe 173 raste të reja të identifikuar pozitivë me Covid.
Totali i të prekurve nga infeksioni në Maqedoni është rritur në 6225.Statistikat e fundit tregojnë që brenda 24 orëve janë regjistruar edhe 150 pacientë të rikuperuar pas infektimit me Covid-19, për një total prej 2748