
Edhe pse u paralajmërua që sot mund të ndodh takimi ndërmjet liderit të LDK-së Isa Mustafa dhe presidentit Thaçi, ku do të bisedohej për çështjen e mandatarit, duket se një takim i tillë mund të shtyhet për nesër.
E gjithë kjo për shkak të problemeve shëndetësore të presidentit Thaçi, i cili edhe sot ka marrë tretman mjekësor.
“Takimi i paraparë të zhvillohej sot ndërmjet Thaçit e Mustafës me gjasë do të shtyhet për nesër. Kjo për shkak të gjendjes shëndetësore të presidentit”, tha ky burim i Gazeta Blic.