×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shtrohet në spital gruaja e Presidentit të Ukrainës, pasi del pozitiv me Covid-19

    FrontOnline
    16 Qershor 2020

    Zonja e parë e Ukrainës e cila është infektuar me Covid që nga java e shkuar ndodhet në spital. Gjendja e saj paraqitet e qëndrueshme, nuk është e intubuar por mjekët kanë vendosur që trajtimi të kryhet në spital për të shmangur komplikacione të mundhshme, Ndërkohë presidenti ukrahinas dhe dy fëmijët rezultojnë negativë.

    Bashkëshortja e presidenit të Ukrahinës, Olena Zelenska, është shtruar në spital pasi prej disa ditësh rezulton e infektuar me Covid 19.

    Mjekët janë shprehur se gjendja e saj është e qendrueshme, por do të vijojë me trajtimet spitalore. Lajmi për infektimin e zonjës së parë në Ukrahinë u bë I ditur javën e kaluar ndërsa bashkëshorti I saj, Volodymyr Zelenskiy dhe dy fëmijët e çiftit rezultuan negativë.

    “Diagnostifikimi i tanishëm i Olena Zelenska është COVID-19 – pneumoni polesgmentale bilaterale me ashpërsi të moderuar. Ajo nuk ka nevojë për oksigjen për momentin. Gjendja është e qëndrueshme,” tha zyra e shtypit të presidentit në një deklaratë.

    Fillimisht Zelenska ishte e izoluar dhe nën mbikëqyrjen mjekësore, ndërsa më pas u hospitalizua. Ndërkohë, presidentit të Ukrahinës dhe fëmijëvë iu është ripërsëritur testi por sërish tamponi ka rezultuar negativ.

    Ukraina hyri në karantinë në muajin mars, për të parandaluar përhapjen masive të koronavirusit. Në fund të majit, qeveria filloi të lehtësojë kufizimet, duke lejuar funksionimin e restoranteve, palestrave dhe transportit publik. Që nga 15 qershori, vendi rifilloi edhe fluturimet ajrore.

    Sidoqoftë, ditët e fundit Ukraina ka parë një rritje të konsiderueshme të rasteve të koronavirusit, të cilat qeveria i atribuon neglizhencës së qytetarëve.

    Afër 6500 banorë të Shalës së Bajgorës përfitojnë nga rrjeti i ri
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Shtator 2023
    Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën për shkak të një zjarri që ra në një fabrikë topash golfi në Tajvan, tre...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2023
    Dy persona janë arrestuar nga policia e Himarës, pasi dyshohet se shpërndanin drogë në lokalet e natës. Personat G. H., 25-vjeçar dhe...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2023
    Eksportet e Kinës të dy mineraleve të rralla thelbësore për prodhimin e gjysmëpërçuesve ranë në zero në gusht, një muaj pasi Pekini...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Shtator 2023
    Eksportet e Kinës të dy mineraleve të rralla thelbësore për prodhimin e gjysmëpërçuesve ranë në zero në gusht, një muaj pasi Pekini...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2023
    Ushtria e Libanit deklaroi se hodhi gaz lotsjellës ndaj ushtarëve izraelitë në përgjigje të sulmit të këtyre të fundit me bombola tymi...
    Sport23 Shtator 2023
    Vedat Muriqi e ka nisur për mrekulli sfidën mes Gironës dhe Mallorcës. Sulmuesi kosovar vetëm pas katër minutave lojë ka gjetur golin...
    Vip23 Shtator 2023
    Kanye West dhe Bianca Censori kanë tronditur edhe një herë fansat me zgjedhjet e tyre të diskutueshme të modës në Itali. Arkitektja...
    Kronika23 Shtator 2023
    Policia e Kosovës ka arritur të parandalojë një rast të kontrabandës në Bistricë të Leposaviqit. Atje një kamion me targa të Serbisë,...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2023
    Një grua 38-vjeçare nga Virxhinia u dënua me 78 vjet burg të premten e kaluar për vrasjen e dy vajzave të saj,...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.