×
  • Lajme
  • Lajme

    Artmotion dhe DigitAlb arrijnë marrëveshje të re bashkëpunimi pesëvjeçar

    FrontOnline
    29 Mars 2024

    Artmotion, platforma lidere në Kosovë, dhe DigitAlb, platforma lidere në Shqipëri, janë të lumtur të njoftojnë se kanë arritur një marrëveshje për ritransmetim dhe distribucion në territorin e Kosovës, një marrëveshje që premton të thellojë në mënyrë të konsiderueshme gamën dhe mundësinë e opsioneve të argëtimit për shikuesit vet.

    Ky partneritet strategjik, që zgjat plot pesë vjet, nga viti 2024 deri në 2029, përfaqëson një moment kulminant mediatik në Kosovë. Nën kushtet e kësaj marrëveshje, abonentët e Artmotion, përveç ofertës së pasur të deritashme, do të kenë qasje në një varietet ngjarjesh sportive dhe kanale televizive që ofron paketa e DigitAlb. Këtu përfshihen ligat më të mira botërore si Premier League, Bundesliga, FA Cup dhe Liga Holandeze Eredivisie.

    Gjithashtu, kanale televizive të njohura si Top Channel, RTV Klan dhe një gamë e gjerë filmash dhe dokumentarësh të DigitAlb tani do të jenë në dispozicion për audienca të Artmotion.

    Fenomeni i reality show, Big Brother VIP 3, gjithashtu është pjesë e kësaj pakete. Bashkëpunimi me DigitAlb e ngrit Artmotion në statusin e platformës bindshëm më të pasur televizive në Kosovë. Përveç gamës ekzistuese të kanaleve dhe mbulimit të ngjarjeve sportive – që përfshin Champions League, Europa League, Conference League, Serie A, La Liga, Ligue 1, NBA dhe Euro 2024 etj. – Artmotion tashmë ka arritur standardet më të larta të argëtimit në rajon, me mbi 300 kanale televizive që ofron.

    Ky partneritet i shumëpritur Kosovë – Shqipëri, nëpërmjet të Art Motion dhe DigitAlb, jo vetëm që shënon një hap të madh përpara, por gjithashtu vendos një standard të ri për cilësinë dhe varietetin në industrinë televizive, duke ofruar një përvojë të pazëvendësueshme për abonentët.

    Për më shumë informata dhe ofertat aktuale, vizitoni pikat e shitjes Artmotion apo thirrni në 080020500.

    Natën e Kurban Bajramit Petrol Company shpërndan 40 pako ushqimore për fëmijët jetim në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.