Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 19 qershorin e çdo viti Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për t’i dhënë fund dhunës seksuale që lidhen me konfliktin, për të nderuar viktimat dhe të mbijetuarit e dhunës seksuale në të gjithë botën, si dhe për të zhvilluar programe për avancimin e gjendjes të të mbijetuarve.
Kjo ditë do të shënohet edhe në Kosovë. Fillimisht Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, në sheshin “Skënderbeu”, duke filluar nga ora 12:00, prezanton instalacionin “Bëhu zëri im”, ku ngjarja ka për qëllim rritjen e vetëdijes së popullatës për gjendjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, por veçanërisht luftimin e stigmës dhe mobilizimin për më shumë mbështetje për të mbijetuarit.
Kurse, në orën 12:30, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe shefja e Zyrës së UN Women, Ulrike Richardson, së bashku me disa përfaqësuese të tjera të institucioneve vendore e ndërkombëtare, si dhe të shoqërisë civile, do të organizojnë ecje nga shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova e deri te monumenti “Heroinat”.

Të tjera
-
07:27 | 17 Shkurt 2021
-
07:25 | 17 Shkurt 2021
-
07:23 | 17 Shkurt 2021
-
Lajme13 vjet shtet07:18 | 17 Shkurt 2021
-
07:12 | 17 Shkurt 2021
-
Vip/KulturaLules sa shumë i shkojnë flokët kështu06:57 | 17 Shkurt 2021
-
06:42 | 17 Shkurt 2021
-
06:26 | 17 Shkurt 2021
-
06:11 | 17 Shkurt 2021
-
05:56 | 17 Shkurt 2021
-
05:41 | 17 Shkurt 2021
-
05:26 | 17 Shkurt 2021