Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania kanë raportuar numër të lartë të të infektuarve me pandeminë globale të quajtur COVID-19.
SHBA-ja ka regjistruar 48.693 raste të reja me coronavirus dhe 1,108 vdekje gjatë 24 orëve të fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins (JHU).
Autoritetet shëndetësore amerikane ka raportuar gjithsej 5,622,540 të infektuar, duke përfshirë 175,363 të vdekur, raporton CNN, transmeton Telegrafi.
Ndërkohë, Gjermania raportoi 2.034 raste të reja me virus – rritja më e lartë e saj një ditore që nga 26 prilli, sipas Institutit Robert Koch, agjencia kombëtare për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve.
Gjermania përjetoi kulmin e saj të infeksioneve nga fundi i marsit deri në fillim të prillit, ku rastet ditore arrin shifrat e gjashtë mijë persona me virus.
Që atëherë, numri i ri i rasteve të përditshme kishte rënë ndjeshëm, derisa po rriten sërish në fund të korrikut.