
Kurba e pandemisë së koronavirusit në Serbi duket se është në ulje, pasi nga dita në ditë ka një reduktim të numrit të të infektuarve dhe viktimave.
Gjatë 24 orëve të fundit u shënuan edhe 5 viktima të tjera duke e çuar numrin total në 130 të vdekur.
Ministri i Shëndetësisë, Zlatibor Loncar, njoftoi këtë të martë për 260 raste të reja, ku gjithsej numërohen 6,890 të infektuar në të gjithë Serbinë.
Numri i të shëruarve është rritur, ku momentalisht 977 pacientë kanë fituar betejën me COVID-19.
Për sa i përket masave izoluese të ndërmarra nga qeveria, epidemiologu serb, Predrag Kon shprehet se ato do të vijojnë në këtë mënyrë edhe për pak kohë.
Një lëvizje e mirë do të ishte hapja e kopshteve për fëmijët që kanë vetëm njërin prind të cilët shkojnë në punë.
“Gjithçka do të varet nga niveli i përhapjes së pandemisë” – shprehet Kon.