×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Laboratori i vajzës së Blerim Devollit: Ne ua tregojmë çmimet prej 65 dhe 200 euro për teste qytetarëve, ata vendosin vet

    FrontOnline
    30 Gusht 2020

    Një test me metodën PCR në laboratorin privat i cili ëhstë në pronësi të vajzës së Blerim Devollit po kushton deri në 200 euro. Bëhet fjalë për laboratorin “Medical & Laboratory Services” i cili gjendet në zemër të Prishtinës. Por pas shkrimeve në media nga ky Laborator janë shprehur se pacientëve u shpjegohen të gjitha metodat me çmimet dhe mbetet në dorën e pacientëve që të vendosin se cilin test ta bëjnë.

    “Metodë tjetër molekulare është edhe testi i performuar nëpërmjet sistemit “GeneXpert SARS COV-2” që e detekton virusin në kohë RAPIDE (të shpejt) për 45 minuta. Për shkak të realizimit të shpejt dhe kostos së reagensave ky test në MLS kushton 200 Euro, çmim ky që është më i ulët sesa ai në vendet evropiane”, thuhet në njoftimin e Laboratorit.

    Njoftimi i plotë i Medical Laboratory & Services:

    Medical Laboratory & Services e sheh të nevojshme të sqaroj opinionin e gjerë lidhur me disa shqetësime dhe reagime nëpër rrjete sociale në të cilat jane publikuar çmimet e testeve të laboratorit tonë.

    Publikimi i tyre neper rrjete sociale e mediume të caktuara nuk është shqetesues aspak për ne si laborator, sa paraqiten të jenë shqetësuese dezinformatat qe i servohen opinionit të gjerë në këtë kohë jo të lehtë pandemie nëpër të cilën po kalon shoqëria jonë. Këto dezinformata mund të jenë të qëllimshme me tendenca të caktuara kundrejt laboratorit tonë. Madje, duke bërë krahasime (manipuluese) të çmimeve të llojeve të ndryshme të testeve (Serologjike me ato të metodës PCR) që aplikohen në vende evropiane me ato që aplikohen në Republikën e Kosovës.

    Për hir të saktësisë klinike të informacionit, në shkencat mjekësore sot aplikohen disa lloje të testeve për identifikimin e virusit SARS- CoV 2 (COVID -19). Metoda më e njohur është ajo përmes testit molekular Real Time PCR që kryhet edhe në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë. Në rastet më të shpeshta, me këtë metodë, pacientit rezultati i kumtohet brenda 48 orëve. Ky test në Medical Laboratory Sevices kushton 65 euro!

    Metodë tjetër molekulare është edhe testi i performuar nëpërmjet sistemit “GeneXpert SARS COV-2” që e detekton virusin në kohë RAPIDE (të shpejt) për 45 minuta. Për shkak të realizimit të shpejt dhe kostos së reagensave ky test në MLS kushton 200 Euro, çmim ky që është më i ulët sesa ai në vendet evropiane.

    Pastaj, janë testet serologjike (ELISA IgM-25, IgG-2) që detektojnë praninë e antitrupave në gjak, çmimi i të cilave në laboratorin tonë është ekzaktësisht 25 Euro.

    Në laboratorin tonë, pacientëve u shpjegohen të gjitha këto metoda dhe mbetet në dorën e atij/asaj që të vendos duke u bazuar në arsyetimin dhe kohëzgjatjen e bërjes së testit!

    Për ne në Medical Laboratory Services, me rëndësi primare mbetet shëndeti i pacientëve dhe asgjë tjetër para saj.

    Me konsideratë,

    Medical Laboratory Services

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.