Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar edhe për 63 raste të reja me Coronavirus, brenda 24-orëve të fundit, raporton Front Online.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 24 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Istog, Obiliq, Pejë dhe Rahovec.