×
  • Lajme
  • Lajme

    Që 16 ditë pozitiv me Covid-19, kryeministri Hoti ende nuk është shëruar nga koronavirusi

    FrontOnline
    18 Gusht 2020

    I pari i ekzekutivit kosovar, Avdullah Hoti ka më shumë që dy javë prej që është konfirmuar me Covid-19. Por Hoti zyrtarisht nuk ka njoftuar ende se është shëruar nga koronavirusi ani se gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë e mire. Ai që 16 ditë është konfirmuar pozitiv me Covid-19, shkruan Express.

    Gazeta Express ka kontaktuar me zyrtarë nga Qeveria e Kosovës. Nga atje kanë bërë me dije se Hoti shumë shpejtë pritet që t’i rikthehet punës së tij në zyre.

    Kështu bën me dije Xhavit Beqiri , këshilltar për media i kryeministrit Hoti.

    “Kryeministri Hoti ende nuk ka dalë në zyrë. Për gjithçka do të ju njoftojmë me kohë. Ne porsa ti kemi rezultatet e testimit do ju tregojmë”, ka deklaruar për Express Xhavit Beqiri, këshilltar për media i kryeministrit Hoti.

    Ndryshe, shumë zyrtarë të shëtit tashmë janë infektuare me Covid-19.

    Megjithëkëtë, në raportimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit në raportet ditore, numri i personave të infektuar është duke u ulur ndjeshëm dita-ditës.

    Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 129 raste të reja pozitive, 9 viktima dhe 152 pacientë të shëruar.

    Fatmirësisht, për të dytën ditë radhazi, vendi ynë shënoi më shumë pacientë të shëruar sesa të infektuar.

    E gjatë ditës së diele, kanë qenë të konfirmuar 230 pacientë të shëruar, ndërsa sot 152.

    Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot janë: 11,545 të infektuar, 7,343 të shëruar dhe 410 viktima.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.