I pari i ekzekutivit kosovar, Avdullah Hoti ka më shumë që dy javë prej që është konfirmuar me Covid-19. Por Hoti zyrtarisht nuk ka njoftuar ende se është shëruar nga koronavirusi ani se gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë e mire. Ai që 16 ditë është konfirmuar pozitiv me Covid-19.
Gazeta Express ka kontaktuar me zyrtarë nga Qeveria e Kosovës. Nga atje kanë bërë me dije se Hoti shumë shpejtë pritet që t’i rikthehet punës së tij në zyre.
Kështu bën me dije Xhavit Beqiri , këshilltar për media i kryeministrit Hoti.
“Kryeministri Hoti ende nuk ka dalë në zyrë. Për gjithçka do të ju njoftojmë me kohë. Ne porsa ti kemi rezultatet e testimit do ju tregojmë”, ka deklaruar Xhavit Beqiri, këshilltar për media i kryeministrit Hoti.
Ndryshe, shumë zyrtarë të shëtit tashmë janë infektuare me Covid-19.
Megjithëkëtë, në raportimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit në raportet ditore, numri i personave të infektuar është duke u ulur ndjeshëm dita-ditës.
Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 129 raste të reja pozitive, 9 viktima dhe 152 pacientë të shëruar.
Fatmirësisht, për të dytën ditë radhazi, vendi ynë shënoi më shumë pacientë të shëruar sesa të infektuar.
E gjatë ditës së diele, kanë qenë të konfirmuar 230 pacientë të shëruar, ndërsa sot 152.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot janë: 11,545 të infektuar, 7,343 të shëruar dhe 410 viktima.