Gjuha:
×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Punëtorët e Telekomit pa paga, presin deri të premten zgjidhje nga Kryeministri

    FrontOnline
    05 Gusht 2020

    Ditë më parë janë zhbllokuar llogaritë e Ndërmarrjes Publike, Telekomi i Kosovës, të cilat u bllokuan nga përmbaruesi privat për shkak të borxhit që kjo ndërmarrje ka ndaj kompanisë private Dardafon.

    Me bllokimin e llogarive nga përmbaruesi privat nga llogarit e Telekomit u morën të gjitha mjete kështu duke i lënë pa paga edhe punëtorët e kësaj ndërmarrje, raporton Front Online.

    Lidhur me këtë për Fron tOnline, ka folur kryetari i Sindikatës Profesionale të Telekomit të Kosovës, Mehmet Xhemajli.

    Ai tha se punëtorët e Telekomit ende nuk i kanë marrë pagat dhe se po presin që brenda javës t’i marrin pas premtimit që iu ka bërë kryeministri Hoti dhe ministri Blerim Kuçi.

    “Pagat nuk i kemi marrë për këtë muaj pasi që pas bllokimit të llogarive, llogaritë janë zbrazë nga përmbaruesit. Ne kemi pas takim me Kryeshefin Ekzekutiv ku nëpërmjet tij kemi kërkuar edhe nga bordi që t’i adresohet Ministrisë dhe Kryeministrit që ta mbajnë premtimin e tyre që deri me datë 5,6 do të zgjidhën të gjitha problemet dhe punëtorët t’i marrin pagat. Ne shpresojmë deri të premten që Kryeministri në veçanti të bëjë zgjidhje sepse ka qenë ai që na ka premtuar dhe presim nga Ministri që ta mbajnë fjalën dhe ta ndihmoj Telekomin që t’i sigurojnë pagat deri të premten”, tha ai për Front Online.

    Xhemajli tha se në rast se pagat e punëtorëve nuk ekzekutohen të premten, nga dita e hënë do t’i marrin të gjitha veprimet e garantuara me Ligjin për Sindikatat.

    “Nëse nuk dalin pagat, ne të hënën do t’i kemi takimet me sindikata dhe t’i marrim veprimet konkrete të cilat i kemi të lejuara me ligj. Ne jemi duke pritur deri të premten me mirëkuptim”, tha ai për Front Online.

     

     

     

    Filloi aplikimi për gjeneratën e 10-të të KEDS Academy për nxënës dhe studentë të rinj
    Nga Rubrika
    Lajme02 Qershor 2023
    Politikani shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti ka vizituar sot prindërit e ish-presidentit Hashim Thaçi në Kosovë. I shoqëruar nga zëvendëskryeministri...
    Lajme02 Qershor 2023
    Pas më shumë se tetë orëve, ka përfunduar debati parlamentar për situatën në veri. Opozita ka hedhur kritika ndaj pushtetit për zhvillimet...
    Lajme02 Qershor 2023
    Kryetari i Mitrovicës Veriore, Erden Atiq ka thënë se mandati i tij do të zgjasë deri në vitin 2025, kur në Kosovë...
    Të tjera
    Lajme02 Qershor 2023
    Mot pothuajse të ngjashëm pritet të kemi edhe gjatë dy ditëve të fundjavës. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se në...
    Lajme02 Qershor 2023
    Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjenerali Milan Mojsiloviq, ka vizituar një pjesë të Forcave të Armatosura...
    Lajme02 Qershor 2023
    Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar të premten bilancin e deritashëm të sulmeve gjatë protestave të dhunshme të ditëve të fundit,...
    Lajme02 Qershor 2023
    Kërkesa e faktorit ndërkombëtar për zgjedhje të reja në katër komunat në veri të vendit po shihet si spontante dhe e pastudiuar...
    Lajme02 Qershor 2023
    Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla ka debatuar ashpër me deputeten e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi. Për deklaratën e kësaj të fundit në lidhje...
    Lajme02 Qershor 2023
    118 milionë euro janë më shumë të hyrat qeveritare në tre muajt e parë të viti aktual, krahasuar me paraprakun. Për tremujorin...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.