×
  • Lajme
  • Lajme

    Pse Izraeli nuk e njeh Kosovën, tregon ambasadorja e tij në Beograd

    FrontOnline
    02 Korrik 2020

    Ambasadorja e Izraelit në Beograd, Alona Fisher-Kamm ka folur së fundi për vendimin e Izraelit për të mos njohur pavarësinë e Kosovës.

    Në një intervistë për “Magazine”, që është publikuar edhe nga media të tjera, gazetari ka parashtruar pyetjen duke komentuar se me gjithë presionin ndërkombëtar, Izraeli po refuzon të njoh pavarësinë e Kosovës.

    Sipas ambasadores, “Izraeli kundërshton masat e njëanshme”.

    “Izraeli kundërshton në parim idenë e masave të njëanshme, veçanërisht deklarimet e njëanshme të pavarësisë, pa një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, kas thënë Fisher-Kamm në intervistën e gjatë, ku është folur për tema të ndryshme.

    Ajo madje ka vlerësuar se ky qëndrim e forcon pozitën e Izraelit në arenën ndërkombëtare.

    “Unë besoj që aleatët tanë e kuptojnë dhe e respektojnë këtë pozicionim që forcon Izraelin në arenën ndërkombëtare. Shpresoj që zhvillimet e reja në Ballkan do të ndihmojnë procesin që çon te një marrëveshje që do t’i lejojë rajonit për të investuar më shumë përpjekje në mirëqenie dhe prosperitet”, ka theksuar ambasadorja izraelite.

    Festo Bajramin me ofertën All Inclusive të Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.