×
  • Lajme
  • Lajme

    PRAK për vdekjen e 26-vjeçarit: Të zbardhet rasti, të dihet a ka pasur lëshime individuale apo institucionale gjatë vendosjes në karantinë

    FrontOnline
    04 Maj 2020

    Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK ka kërkuar zbardhjen e vdekjes së të riut në Qendren Studentore.

    Njoftimi:

    Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK thekson se me shqetësim të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e një të riu të karantinuar në Qendrën Studentore.

    “Përderisa rrethanat e vendosjes në karantinë dhe vdekjes së tij janë të paqarta, ne si shoqatë kërkojmë nga Institucionet përkatëse që sa më shpejtë ta zbardhin këtë rast”.

    “Është shumë me rëndësi të dihet se a ka pasur lëshime individuale apo institucionale gjatë vendosjes në karantinë dhe a ka mundur që vdekja e tij të parandalohet. Nëse ka pasur lëshime duhet të ket edhe përgjegjës për rastin kushdo qofshin ata!

    Është totalisht e papranueshme që dikush të vdes në duart e shtetit nëse një gjë e tillë ka mundur të parandalohet”.

    Kjo shoqatë konsideron se në hetim për zbardhjen e rastit duhet të përfshihen edhe faktet si:

    A ka pasur ekzaminim mjekësor dhe psikologjik para se të futet në karantinë?
    A ka prezantuar ndonjë provë të shkruar ose gojore se ka ndonjë problem shëndetësor?
    Stafi menaxhues i karantinës a ka marr ndonjë informacion nga i ndjeri, familjarët e tij ose persona të tjerë se ai ka probleme psiqike? Etj …
    PRAK potencon se pret nga organet e drejtësisë që sa më shpejtë të dalin me rezultate konkrete.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.