×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Policia japin detaje për vrasjen në Ferizaj

    FrontOnline
    05 Shtator 2020

    Në mbrëmjen e së premtes është vrarë B.Q 24 vjeçar.

    Ai nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve të marra nga një përleshje që ndodhi mes tij dhe disa personave tjerë në Ferizaj. Policia e Kosovës për Rajonin e Ferizajt kanë treguar se B.Q është lënduar me thikë në përsheshje e që kishte ndodhur mbrëmë rreth orës 20:10.

    “Rreth orës 20:10, policia ka marrë informatën për një rast të përleshjes mes disa personave ku një person është i lënduar me mjet të ftohtë-thikë. Rasti ka ndodhur në Ferizaj në rrugën 12 Qershori në Ferizaj . Viktima nga disa qytetarë është dërguar në emergjencë ,ku rreth orës 21:30 minuta, nga mjeku kujdestar, jemi informuar se i njëjti nga ndërruar jetë”, thuhet në komunikatën për media.

    Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

    “Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore ,Prokurori dhe ekipi i mjekësisë ligjore. Viktima është B.Q. ( m/shtetas i Republikës së Kosovës i moshës 24 vjeçare) është nga rrethi i Ferizajt. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet për obduksion në IML Prishtinë”, njofton tutje nga policia.

    Sipas hetimeve fillestare, thuhet se hetuesit policor kanë mbledhur informata rreth të dyshuarve të mundshëm ku dhe janë bastisur disa lokacione, mirëpo nuk janë gjetur dhe të njëjtit janë në kërkim policor deri në arrestimin e tyre.

    Në MINIMAX kanë filluar zbritjet finale me çmime fikse 2€, 5€, 7€, 9€
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qytetarët e Kosovës kanë menduar në vitin 2019 e...
    Lajme26 Prill 2024
    Qëndrimin e tij në Berlin, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e përmbylli me një takim bilateral me ministren e Punëve...
    Lajme26 Prill 2024
    Sipas ish-diplomatit Blerim Canaj, Kurti nuk po besohet më nga presidentët amerikan dhe francez, Jode Biden dhe Emmanuel Macron. Shkaku i këtij...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Të hënën është diskutuar për situatën në Kosovë në seancën e Këshillit të Sigurisë të Organizatës së Kombëve të Bashkuara ku vendi...
    Sport26 Prill 2024
    Futbollisti legjendar dhe ikona e Barcelonës, Romario, është kthyer nga pensionimi në moshën 58-vjeçare. Braziliani ka nënshkruar për klubin e tij të...
    Sport26 Prill 2024
    Valon Zymberi dhe anëtarët e tjerë nga kryesia e klubit të Dritës janë liruar. Ata ishin në masë ndalimi për 48 orë. Sot u mbajt...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    “Nuk ka asnjë urgjencë”, kështu i është përgjigjur kryeministri Edi Rama i kërkesës së kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës, njofton se në vazhdën e aktiviteteve hetimore dhe operative në terren ka zhvilluar një operacion policor në rajonin e...
    Lajme26 Prill 2024
    Të dielën e 21 prillit, qytetarët serb kanë bojkotuar referendumin për shkarkimin e kryetarëve shqiptar në Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.