×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Pipero kërkon hapjen e plazheve: Pse duhet të ekspozohemi në diell dhe çfarë pritet në valën e dytë të virusit

    FrontOnline
    25 Maj 2020

    Mjeku infeksionist, nga Shqipëria, Pëllumb Pipero, thotë se nga të dhënat e fundit epidemiologjike dhe klinike, COVID-19 thuajse ka hyrë në fazën e fundit në Shqipëri. Teksa i bën thirrje qytetarëve të shmangin grumbullimet, thekson se sa më shpejt të mundësohet frekuentimi i plazheve, apo pishinave shumë më mirë do të ishte për vendin.

    “Sa më shpejt të mundësohet frekuentimi i plazheve apo pishinave shumë më mirë do të ishte”, u shpreh ai në një intervistë për “ABC News”.

    “Të paktën për këtë sezon ne jemi në fazën e fundit të pandemisë. Numri i rasteve pozitive asimptomaik, (pa shenja klinike) është gjithnjë e në ulje. Indikatorët epidemiologjik dhe klinik mundësojnë hapjen e kufijve tokësor apo shtimin e zonave të gjelbërta, por kjo nuk do të thotë të ftojmë turistët dhe t’i mbajmë në karantinë. Unë do të këshilloja të gjithë resortet, baret, restorantet të respektojnë protokollet, por edhe qytetarët duhet të kenë kujdes. Në këtë fazë të hapjes qytetarët duhet të shmangin grumbullimet. Edhe pse ekspozimi mundëson përfitimin e imunitetit. Dalja ndihmon jo vetëm në aspektin psikologjik, por edhe në atë shëndetësor. Unë personalisht nuk shqetësohem nga rastet që kemi aktualisht, por do të thoja që të vazhdojmë të hapemi gradualisht. Ekspozimi në këtë periudhë të epidemisë mundëson fitimin e imunitetit”, u shpreh ai.

    Më tej Pipero u shpreh se studime kanë dëshmuar që virusi nuk transmetohet përmes ujit, edhe pse shtoi se protokollet e dezinfektimit duhet të respektohen.

    “Studimet e fundit dëshmojnë që virusi nuk transmetohet nëpërmjet ujit. Duhet të jemi të sigurt që frekuentimi i plazheve apo pishinave duke respektuar protokollet kur jemi në lokale apo në çadra, nuk na ekspozon ndaj virusit. Kam këshilluar që sa më shpejt të mundësohet frekuentimi i plazheve apo pishinave shumë më mirë do të ishte për vendin tonë”, tha Pipero.

    Gjithashtu ai sqaroi ashtu si mbyllja ndihmoi në përballimin e pandemisë po në të njëjtën mënyrë hapja do të ndihmonte pozitivisht në këtë situatë.

    I pyetur për masat e marra nga qeveria për mbylljen e plazheve, Pipero bëri me dije se vendimet e institucioneve duhet të respektohen, ndërsa shtoi:

    “Ekspozimi në diell ndihmon në përfitimin e vitaminës D. Unë këshilloj distancën fizike dhe përdorimin e maskave”.

    Sa i përket mundësisë për rikthimin e një vale të dytë ai u shpreh se opinionet e dhëna janë disi kontradiktore edhe pse theksoi se ende nuk ka një evidencë të plotë për sjelljen e këtij virusi.

    “Askush nuk mund ta përjashtojë një valë të dytë, por kam thënë që në opinionin tim një valë e dytë në fund të vjeshtës ka gjasa që të mos jetë agresive. Besoj që mund të kemi një skemë mjekimi më efektive ndaj COVID-19”, u shpreh Pipero.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari tha se “nuk e di” nëse sot do të ketë seancë për zgjedhjen e Presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    “Nëse vjen puna, votoj për.” Kështu tha Nezir Kraki i GUXO-s shkurt për gazetarë pyetur se a është për Vjosa Osmanit për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.