×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Biznes

    Pas kufizimit të punës nga Qeveria e Kosovës, sektori i gastronomisë shpalos disa kërkesa

    FrontOnline
    14 Korrik 2020

    Qeveria e Kosovës ka miratuar disa vendime për masat që do të ndërmerren në funksion të luftimit dhe parandalimit të pandemisë COVID-19.

    Në kuadër të këtyre masave është paraparë që të kufizohet orari i punës për sektorin e gastronomisë.

    Lidhur me këtë, afaristi Dekorim Sahiti ka thënë se ky vendim, ka ulur qarkullimin e këtyre bizneseve deri më 70 për qind.

    “Duhet dini se masat që janë vënë e kanë ulur qarkullimin deri më 70 për qind, ndërsa kostot janë të njëjtat… Paguajmë qiranë e njëjtë, punëtorët, furnitorët me çmimet siç kanë qenë… Është e papërballueshme dhe shkatërruese të vazhdojmë tutje pa ndihmën e shtetit! Andaj, duke qenë të vetëdijshëm për kapacitetin e shtetit tonë dhe koshient se ky vit nuk do jetë vit i fitimit por i mbijetesës”, ka shkruar Sahiti.

    Ai më anë të një shkrimi në Facebook, ka treguar se cilat janë kërkesat e këtij sektori.

    “Kërkojmë nga ju që të na ndihmoni të paktën në disa pika: pagesën e gjysmës së qirasë deri në muajin tetor; mbështetjen me pagesën prej 170 euro për punëtorë dhe pjesën tjetër ta mbulojmë ne; shtyrjen e kësteve të kredive biznesore pa gjobë; marrjen e kredive të buta me 1.5 për qind interes me kamatë afatgjate; uljen e TVSH-së më 8 për qind deri më janar 2021; dhe zgjatjen e orarit të punës deri në orën 23:00-24:00 me masa të njëjta dhe duke respektuar distancën pa tolerancë”, përfunduar ai.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Mars 2025
    Nasim Haradinaj nga OVL e UÇK-së, ka thënë se Hashim Thaçi ka dalë triumfues. Ai shtoi se Thaçi do të dënohet nga...
    Lajme17 Mars 2025
    Azdren Shala tha se Albin Kurtit i pengon Hashim Thaçi sepse ai “është shpallës i pavarësisë e udhëheqësi i çlirimit”. Ai tha...
    Lajme17 Mars 2025
    Kompania “Ilir Noshi B.I” ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj kryeshefit ekzekutiv të KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi, për ndërhyrje të dyshuara në...
    Të tjera
    Lajme17 Mars 2025
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me grabitjen që ka ndodhur sot në hapësirat e jashtme...
    Bota/Rajoni17 Mars 2025
    Ish-ministri i Ekonomisë në Maqedoni të Veriut, Kreshnik Bekteshi, është shoqëruar për në stacionin policor për t’u intervistuar lidhur me zjarrin në...
    Lajme17 Mars 2025
    Kandidati për deputet në radhët e AAK-së, Rasim Selmanaj ka reaguar në lidhje me vdekjen e babit të ish-presidentit Hashim Thaçit. Selmanaj,...
    Lajme17 Mars 2025
    Besian Mustafa nga Lidhja Demokatike e Kosovës, tha se partia e tij do të përdorë të gjitha mjetet demokratike për të mbrojtur...
    Lajme17 Mars 2025
    Sipas Eugen Cakollit, në PZAP janë dorëzuar vetëm 6 ankesa brenda afatit ligjor 48-orësh. Tri ankesa vijnë nga një kandidat i PDK-së,...
    Lajme17 Mars 2025
    Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka shprehur shqetësimin e tij për mundësinë që ish-presidenti Hashim Thaçi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.