×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacientët me Covid-19 që s’janë në gjendje të rënduar të vetmen vizitë nga mjeku e kanë kur testohen

    FrontOnline
    18 Korrik 2020

    Të infektuarit me Covid-19 që nuk e kanë gjendjen e rënduar, po e kanë vështirë qasjen në institucionet shëndetësore. Ata takimin e fundit me staf mjekësor e kanë ditën kur testohen.

    E pastaj të njejtit mjekohen duke qëndruar në vetizolim dhe duke respektuar rekomadnimet e OBSH-së.

    Por të infektuarit po vlerësojnë se duhet të kenë kontrolla pavarësisht se të njejtë nuk kanë gjendje të rëndë shëndetësore.

    Momenti i fundit kur kishte kontaktuar me zyrtarë të institucioneve shëndetësore ishte kur rezultoi pozitive me COVID-19.

    Prej atëherë Zana Avdiu thotë se nuk është kontaktuar nga askush.

    Kësisoj e njëjta vendosi që të drejtohet për në Klinikën Infektive për t’u konsultuar për gjendjen e saj shëndetësore. Por nga aty e drejtua për diku tjetër.

    Dera e mbyllur për të thotë se ishte edhe në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

    Kësisoj Avdiu thotë se mënyra e vetme se si po trajtohet që nga 7 korriku prej kur rezultoi pozitive ishte në bazë të rekomandimeve të OBSH-së.

    Madje ajo ka hapur edhe një grup ku shumë qytetarë po kanë telashe të njëjta.

    Këto vërejtje Avdiu ia ka transmetuar drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqit.

    Ndërkohë gjatë së shtunës drejtoresha e Klinikës Infektive ka thënë që çdo pacient e trajtojnë në bazë të protokollit.

    Sipas saj të gjithë ata që kanë nevojë të hospitalizohen, pranohen në klinikë, ndërsa të tjerët duhet të qëndrojnë në vetizolim.

    E sa i përket qasjes së personave të prekur me COVID-19 nëpër qendra të mjekësisë familjare në Prishtinë, televizioni ka tentuar të marrë një përgjigjie nga drejtori i shëndetësisë, por që i njejti ka qenë i paqasshëm.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Maj 2025
    Blerta Deliu-Kodra, deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se me seanca të përsëritura Kuvendi e ka humbur arsyen...
    Lajme23 Maj 2025
    Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK), në kuadër të projektit për Kompletimin e Sistemit të Adresave të mbështetur nga Banka Botërore, ka nënshkruar...
    Lajme23 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim një grup studentësh vizitorë nga Universiteti Shtetëror i Floridës (Florida State...
    Të tjera
    Lajme23 Maj 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë një kërcënim me jetë përmes një e-mail disa ditë më parë. Për këto kërcënime, Presidenca...
    Lajme23 Maj 2025
    Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se projekti “Masa për Reduktimin e Pluhurit dhe De-NOx në Termocentralin Kosova B, njësiti B1 dhe...
    Bota/Rajoni23 Maj 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka thënë se ka përfunduar Kursi i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes. Në një postim në Facebook,...
    Bota/Rajoni23 Maj 2025
    Pas zgjedhjeve të 11 majit në Shqipëri, deputetët do t’i rikthehen jetës parlamentare javën e ardhshme. Kështu, të enjten më 29 maj,...
    Lajme23 Maj 2025
    Ministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati më 15 prill 2025, ka nxjerrë një udhëzim të ri administrative për...
    Lajme23 Maj 2025
    Pushteti i Lëvizjes Vetëvendosje e ka avancuar nga mësimdhënës në zyrtar të lartë të bibliotekës kombëtare një familjar të Bislim Bislimit, sekretarit...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.