Drejtoresha e IKSHPK në Rajonin e Pejës, Adnora Nurboja ka thënë për RTV Dukagjinin se në Rajonin e Pejës që nga fillimi i pandemisë, janë regjistruar 870 raste me COVID-19.
“Për momentin janë 255 raste aktive në tërë rajonin ndërsa 573 të tjerë janë shëruar. Fatkeqësisht në rajon janë të vdekur 42 persona që kanë pasur infeksion edhe me COVID-19”, tha ajo.
Nurboja thotë se nga komuna e Pejës janë ankuar për mungesën e mjaftueshme të testeve por sipas saj IKSHPK vepron në bazë të protokolleve.
“Testohen vetëm personat me simptoma të shprehura dhe ata që referohen nga mjekët për testim”.
Drejtoresha e IKSHPK thotë se publikimi i emrave që kanë rezultuar pozitiv apo negativ është veprim që shkelë privatësinë e atyre personave dhe me këtë punë duhet të merret prokuroria.

Të tjera
-
22:40 | 28 Janar 2023
-
21:40 | 28 Janar 2023
-
21:38 | 28 Janar 2023
-
21:32 | 28 Janar 2023
-
21:30 | 28 Janar 2023
-
21:23 | 28 Janar 2023
-
21:09 | 28 Janar 2023
-
20:55 | 28 Janar 2023
-
20:43 | 28 Janar 2023
-
20:20 | 28 Janar 2023
-
20:18 | 28 Janar 2023
-
20:15 | 28 Janar 2023