×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga sot, testin për koronavirus mund ta bëni në laboratore private: Këto janë çmimet

    FrontOnline
    10 Gusht 2020

    Duke nisur nga kjo javë, në Kosovë disa institucione shëndetësore private, të licencuara nga Ministria e Shëndetësisë, do të fillojnë të kryejnë teste serologjike dhe teste me metodën PCR për COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

    Testet serologjike janë ato teste në bazë të të cilave mund të vërtetohet nëse një person e ka pasur koronavirusin dhe bëhet përmes mostrave të gjakut.

    Ndërkaq, testi PCR përcakton nëse virusi është aktiv, duke analizuar strishot nga hunda dhe fyti.Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj, ka bërë të ditur më 7 gusht se nga 123 aplikacione të institucioneve shëndetësore, kanë shqyrtuar 37 prej tyre dhe kanë licencuar 33 laboratorë të testime për COVID-19 – 31 institucione ofrojnë shërbime për teste serologjike dhe vetëm 2 laboratorë, do të ofrojnë testime PCR.

    Zemaj tha se nga kjo javë laboratorët privatë të licencuar, mund të fillojnë me testime për COVID-19.Për testime serologjike për COVID-19, ka aplikuar edhe laboratori privat në Prishtinë ‘Analiza’.Valon Sopa, udhëheqës i këtij laboratorit, tha për Radion Evropa e Lirë se ende nuk kanë marrë përgjigje zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë se a janë licencuar. Megjithatë, ai pret që të hënën, më 10 gusht, të marrin licencën nga Ministria e Shëndetësisë dhe të fillojnë me testime serologjike.

    Çmimi i një testi serologjik, jo më shumë se 20 euroSa i përket çmimeve për teste serologjike që do të mund të kryhen në këtë laborator, Sopa thotë se nuk do të jetë më i lartë se 20 euro.“Çmimet i përcaktojmë vet.

    Ende nuk e dimë saktë pasi që nuk i kemi marrë ende testet nga doganat për të cilat na diktojnë çmimet, por kështu do të jenë (20 euro). Këto çmime nuk na janë diktuar nga askush. Por, janë çmime të arsyeshme duke pasur parasysh edhe situatën”, thotë Sopa.Disa spitale në Prishtinë kanë paralajmëruar se mund të bëjnë teste me metodën PCR për COVID-19, dhe çmimi mundet të jetë deri në 50 euro.

    Ofertat dhe kërkesat diktojnë çmimetSa i përket çmimeve, autoritetet në Kosovë nuk mund ta përcaktojnë çmimin, pasi që sektori privat i nënshtrohet konkurrencës së tregut të lirë. Oferta, kërkesa dhe tregjet e jashtme përcaktojnë çmimet e produkteve të caktuara.Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë patën deklaruar se me lejimin e testimeve në sektorin privat do të mbikëqyren nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), si institucioni i vetëm që kryen teste valide për COVID-19.

    “Raportimi në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik duhet të jetë në baza ditore”, pati thënë për Radion Evropa e Lirë, Faik Hoti zëdhënës në Ministri të Shëndetësisë.Kosova me pak testime për COVID-19Deri tani në Kosovë teste për COVID-19 ka kryer vetëm IKSHPK-ja, derisa më 17 korrik kanë filluar të bëhen teste serologjike edhe në sektorin primar shëndetësor, në Qendrat e Mjekësisë Familjare, që janë kompetencë e Komunës së Prishtinës.

    Që nga paraqitja e rasteve të para më koronavirus në Kosovë më 13 mars, Kosova është vlerësuar se ka bërë pak teste për COVID-19.Momentalisht në IKSHPK bëhen prej 400 deri në 500 testime në ditë.Deri më datën 9 gusht, IKSHPK-ja ka testuar 40,646 persona të dyshimtë për koronavirusin e ri.Ministria e Shëndetësisë, deri në fund të këtij viti ka thënë se është menduar t’i ketë 100 mijë teste virologjike dhe dyfishin e testeve serologjike, me të cilat do të testohet popullata në mënyrë që të diagnostikohet COVID-19, por edhe të shihet shkalla e imunitetit të fituar të popullatës, të cilët nuk janë diagnostikuar asnjëherë me koronavirus./REL/

    Rrini gati – Festivali Sunny Hill zbulon sonte të gjithë artistët
    Nga Rubrika
    Lajme16 Maj 2025
    Forca e Sigurisë së Kosovës është duke kaluar në fazën e fundit të tranzicionit, që synon transformimin e saj në një ushtri...
    Lajme16 Maj 2025
    Duke folur për Samitin e Komunitetit Politik Evropian që u mbajt në Tiranë, publicisti i njohur dhe ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani,...
    Lajme16 Maj 2025
    Daut Haradinaj, deputet i AAK-së, ka komentuar situatën politike në vend dhe ka shprehur shqetësim për krizën e thellë që po kalon...
    Të tjera
    Lajme16 Maj 2025
    Ferat Shala, deputet nga radhët e PDK-së, ka thënë se shteti i Kosovës ka dështuar totalisht në sigurimin e rezervave shtetërore. Shala...
    Lajme16 Maj 2025
    Mendimi për motin – 16.05.2025 Ditën e shtunë vransirat gradualisht shpërndahen. Priten më shpesh intervale me diell orëve të pasdites. Aty këtu...
    Lajme16 Maj 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar në Tiranë kryeministrin e ri belg, Bart De Wever. Osmani tha se me De Wever...
    Lajme16 Maj 2025
    Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se nuk ua ka ulur pagat punëtorëve. Duke demantuar një lajm që qarkulloi gjatë ditës në media, “Trepça...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për shkëmbimin e 1000 robërve të luftës nga secila palë, njoftoi ministri ukrainas i Mbrojtjes Rustem...
    Lajme16 Maj 2025
    Sunny Hill Festival tashmë ka zbuluar emrat e artistëve që do të ngjiten në skenen magjike këtë vit. Nata e parë do...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.