Gazeta prestigjioze amerikane “New York Times” raporton se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, do të takohet me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, më 27 qershor, ditë kjo kur do të mbahet edhe takimi Kosovë-Serbi i caktuar nga Richard Grenell.
“Të shtunën, ai do të takohet në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Trump dhe të dërguarin e tij për Ballkanin, Richard Grenell, për të diskutuar rreth iniciativës të drejtuar nga SHBA’të për një marrëveshje paqe mes Serbisë dhe Kosovës”, thuhet në shkrimin e NYT.
Para këtij udhëtimi dhe takimi me Trump në Shtëpinë e Bardhë, më 26 qershor Vucic do të takohet në Moskë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, i cili në vazhdimësi ka pohuar se një marrëveshje potenciale Kosovë-Serbi duhet të miratohet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Më 27 qershor në Washington do të udhëtojë edhe delegacioni nga Kosova i përbërë nga kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti, Hashim Thaçi.