×
  • Lajme
  • Lajme

    Neuropsikiatri Rexhepi Është rritur numri i personave që kërkojnë ndihmë gjatë pandemisë

    FrontOnline
    19 Shtator 2020

    Shumë shtete në botë janë duke u ballafaquar me pandeminë COVID-19. Virusi deri tani ua ka marrë jetën mbi 950 mijë qytetarëve në mbarë botën, ndërsa numri i të infektuarve ka kaluar shifrën mbi 30 milionë.

    Pandemia COVID-19, mbylli shumë shtete për disa muaj, u ndërprenë po thuajse të gjitha aktivitetet e qytetarëve, si dhe u dëmtu në masë të madhe ekonomia e secilit shtet. Përveç këtyre problemeve, virusi pati ndikim edhe në shëndetin mendor të qytetarëve. Përgjatë kësaj kohe, shumë qytetarë përjetuan ankth dhe depresion.

    Drejtori i Qendrës së Shëndetin Mendor në Prishtinë, neuropsikiatri Sami Rexhepi në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se mbyllja që ka zgjatur disa muaj ka pasur ndikim negativisht të qytetarët.

    “Prej marsit e deri në qershor kemi pasur një mbyllje për të mos thënë hermetike, gjatë të cilës periudhë kemi pasur numër të vogël të rasteve në krahasim me vendet tjera. Mirëpo hapja ishte e domosdoshme për shkak se filloi me u rëndu ekonomia jonë e cila edhe ashtu është e brishtë.

    Ka qenë një dëshmi se këta tre muaj nuk kanë shërbyer si ndërgjegjësim se si me vazhdu me u mbrojtë, por ka qenë hapje e përnjëhershme dhe ne filluam sikur kur del dikush prej burgut me shfrytëzu një liri. Ajo kushtoi me një numër të madh të infeksionit, na kushtoi me numër të madh të viktimave të cilat ishin pasojë e sëmundjes dhe gradualisht e kuptuam se është përgjegjësi e jona të adaptohem në një mënyrë tjetër të jetës për tu mbrojtur nga virusi”, deklaroi ai.

    Rexhepi pohoi se ata muaj të izolimit nuk kanë shërbyer si ndërgjegjësim se si duhet mbrojtur nga virusi.

    “Ne e pamë se popullata nuk është ndërgjegjësuar në masën e duhur për shkak se masat kanë qenë administrative, tash e kemi ligjin i cili prapë është sanksionues, pra është ndëshkues”, shtoi ai.

    Gjatë intervistës, neuropsikiatri Rexhepi tha se shumica e qytetarëve po i frikësohen valës së dytë të virusit.

    “Po vjen sezoni i dimrit dhe gripi sezonal, shumica po i frikësohen shumë valës së dytë, i njëjti virus është. Nëse ne mësohemi me u mbrojtë gjatë periudhës së dimrit, nuk pres rritje të rasteve”.

    Neuropsikiatri më tej bëri të ditur se për gjatë këtyre muajve të pandemisë COVID-19, është rritur numri i personave që kanë kërkuar ndihmë për shkak të problemeve mendore.

    “Është rrit numri dhe është krejtësisht normale. Unë pres më shumë punë kur pandemia të qetësohet. Tani jemi në një fazë të stresit akut. Koha e izolimit e ka rritur ankthin edhe kontaktet kanë qenë të ndërprera. Ka fillu me u rrit numri i rasteve të ri-acarimet e sëmundjes. Një pjesë e popullatës e cila s’ka pasur probleme, tash ka filluar me i ra pragu i durimit për shkak se masat i kanë perceptuar si ndalesë administrative, jo si një motiv shtesë për me arrit një sukses. Do të ketë edhe më tepër raste, por mënyra më e mirë për më mbrojte veten është qasja se ne po e japim kontributin në një betejë të rëndësishme”.

    Rexhepi gjatë intervistës flet edhe për kapacitetet që kanë për trajtimin e këtyre personave si dhe për ndikimin e pandemisë COVID-19 të fëmijët dhe të rriturit.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Maj 2025
    Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se është interesante të shihet se si disa këshilltarë të Albin Kurtit...
    Lajme30 Maj 2025
    Me çmime që nuk janë thjesht të ulëta, por që bëjnë diferencën reale në buxhetin e përditshëm të qytetarëve, kjo kompani ka...
    Lajme30 Maj 2025
    Hulumtuesi i KDI-së, Eugen Cakolli, ka thënë se VV-ja e ka përgjegjësinë aktuale për krizën në vend. Por, ai ka thënë se...
    Të tjera
    Kronika30 Maj 2025
    Dy persona janë zhdukur në Kosovë. Një burrë nga Lipjani është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendodhja e tij. Ndërkohë një...
    Lajme30 Maj 2025
    Komunat e Kosovës po përballen me një rritje të lartë të shpenzimeve nga obligimet gjyqësore dhe përmbarimore. Gjatë periudhës 2022-2024, komunat kanë...
    Kronika30 Maj 2025
    Një burrë është arrestuar dje në Shtime nën dyshimin se ka dhunuar një grua më 24 maj të këtij viti. Policia tha...
    Kronika30 Maj 2025
    Një person është gjetur pa shenja jete dje në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë. Policia sot tha se janë duke e hetuar këtë...
    Lajme30 Maj 2025
    Është anuluar seanca e së premtes në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj të akuzuarve Mexhaid Qerimi, Fehmi Mustafa dhe Gjulin Radoja të...
    Lajme30 Maj 2025
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka komentuar deklaratat e djeshme të pushtetit karshi protestës së bizneseve, ku për dy orë mbyllen hyrje-daljet...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.