Coronavirusi mund të mos largohet deri në fund të vitit. Kështu ka pohuar nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, i cili në një deklaratë dhënë për Front Online, ka thënë që numri i të infektuarve mund të ulet por jo edhe të zhduket në tërësi virusi.
“Ne kemi qenë i vetmi shtet në rajon që i kemi pasur të centralizuara këto punë, prandaj decentralizimi luan rolin e vet dhe besoj shumë që do të vjen deri tek ulja e numrit të të infektuarve por assesi deri tek zhdukja e virusit, sepse kjo luftë do të na pret së paku deri në fund të vitit”, ka thënë ai.
Nënkryetari i Prishtinës: Ka pasur tendenca për ta futur Prishtinën në karantinë