Në Komunën e Gjilanit sonte janë paraqitur tri raste të reja me coronavirus.
Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë Arbër Ismaili ka folur për RTV Dukagjinin edhe për një rast vdekjeje që ka ndodhur sonte në Klinikën e Pulmologjisë.
Ismaili thotë se i ndjeri ishte duke u trajtuar në Klinikën e Pulmologjisë dhe sipas tij familjarët e të ndjerit janë të prekur me coronavirus, përcjell Telegrafi.
Drejtori i Shëndetësisë në Gjilan ka thënë se rastet e sotme kanë ardhur nga rezultatet e 25 testeve.
“Momentalish Gjilani ka 142 të infektuar, 78 raste janë shëruar plotësisht dhe 62 raste mbesin raste aktive me coronavirus derisa pa rastin e sotëm dy persona kanë ndërruar jetë” .
Ismili thotë se vetëm Drejtori i Shërbimeve Publike nuk e di nga e ka marrë infeksionin derisa sipas të gjitha rastet tjera janë raste kontakti.

Të tjera
-
22:55 | 30 Janar 2023
-
22:38 | 30 Janar 2023
-
22:30 | 30 Janar 2023
-
22:20 | 30 Janar 2023
-
22:03 | 30 Janar 2023
-
21:43 | 30 Janar 2023
-
21:18 | 30 Janar 2023
-
21:04 | 30 Janar 2023
-
20:51 | 30 Janar 2023
-
20:41 | 30 Janar 2023
-
20:09 | 30 Janar 2023
-
19:52 | 30 Janar 2023