×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa tha se vendi ka nevojë për bashkëpunim politik, LVV e PDK thonë se do të mbesin në opozitë

    FrontOnline
    06 Korrik 2020

    Propozimi i Gjykatës Speciale për ngritje të aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli u bë shkas i anulimit të takimit të paralajmëruar për 27 qershori në Washington në mes Kosovës e Serbisë me ndërmjetësimin e SHBA-ve.

    E gjithë kjo ka bërë që situata politike në vend të marrë kahje tjetër, madje po theksohet se situata politike në vend është futur në një gjendje me shumë të panjohura.

    Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ditë më parë përmes një statusi në Facebook tha se kjo situatë nuk determinon stabilitet apo jo të Qeverisë, por të të gjitha institucioneve të vendit.

    Mustafa madje paralajmëroi që në ditët në vijim do të bisedojë me të gjithë që kanë gatishmëri, jo për të forcuar pushtetin individual apo partiak por, për të forcuar shtetin e Kosovës dhe funksionalitetin e tij.

    “Ata që Kosovën e duan si fushë të gladiatorëve, nuk besoj se ia duan të mirën këtij vendi”, shkroi Mustafa.

    Lidhur me këtë propozim të Mustafës, në Lëvizjen Vetëvendosje thonë që nuk do të jenë pjesë e asnjë qeverie që formohet përkundër vullnetit qytetar.

    Zëdhënësi i kësaj partie, Përparim Kryeziu ka deklaruar për Telegrafin se kjo qeveri është ilegale dhe ilegjitime.

    “Kjo qeveri është ilegale dhe ilegjitime. Vendi ka nevojë për një qeveri demokratike e me legjitimitet që vjen përmes zgjedhjeve demokratike. Ne nuk do të bëhemi pjesë e asnjë qeverie që formohet përkundër vullnetit qytetar. Të tjerët edhe mund të bashkohen sepse tashmë kanë qenë të bashkuar. Të ndara mund t’i kenë vetëm etapat e bashkimit të tyre në një koalicion përkundër vullnetit qytetar”, ka thënë Kryeziu.

    Ndërkaq, zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi ka thënë për Telegrafin se qëndrimi i PDK-së mbetet ai i mëhershmi, vazhdojnë të jenë në opozitë.

    Ditë më parë Bytyçi kishte theksuar se nuk është diskutuar për hyrje të PDK-së në qeveri.

    “Partia Demokratike e Kosovës, është parti opozitare. Deri më tani, nuk është diskutuar kjo temë e hyrjes në qeveri, në asnjë nivel vendimmarrës të partisë. Çdo gjë që është duke u përfolur deri tani nëpër media, është vetëm në nivel të spekulimeve!”, kishte deklaruar Bytyçi.

    Më 24 qershor 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një propozim aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

    Në propozim aktakuzën pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Menjëherë pas këtij njoftimi, presidenti Hashim Thaçi ka thënë se nëse aktakuza ndaj tij konfirmohet, ai do të jap dorëheqje.

    “Gabime politike në paqe mund të kem bërë, por krime lufte asnjëherë. Edhe po të kthehesha mbrapa, në kohën e zezë të Slobodan Millosheviqit, do të bëja të njëjtën gjë, duke iu përgjigjur plumbit armik me plumbin e etjes për liri dhe duke mos i hyrë kurrë në hak asnjë qytetari serb, rom apo shqiptar. Nëse aktakuza konfirmohet, unë menjëherë do të jap dorëheqje si President i juaji dhe do të përballem me akuzat”, pati deklaruar Thaçi

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar sërish para gazetarëve te Kuvendi i Kosovës, ku është pyetur për çështjen e presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive. Top Channel...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.