×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Janë 1641 persona të zhdukur, familjarët e të cilëve presin me ankth për fatin e tyre

    FrontOnline
    27 Prill 2020

    Kryetari i LDK-së, Isa Mstafa, ka përkujtuar të ekzekutuarit në masakrën e Mejës dhe të zhdukurit në Kosovë.

    “Sot, është Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve dhe për Kosovën ende është plagë e rëndë tash e mbi dy dekada. Aktualisht janë 1641 persona të zhdukur në gjithë vendin, familjarët e të cilëve presin me ankth për fatin e tyre”.

    “Pranvera e vitit 1999 ka qenë padyshim më e rënda në historinë e Kosovës. Në këtë stinë Serbia filloi përpjekjet e fundit për të zhbërë popullin e Kosovës duke ekzekutuar me mijëra fëmijë, gra dhe burra. Kreu krime të tmerrshme kundër njerëzimit, shkatërroi, dogji dhe dëboi një popull nga shtëpitë e tyre”.

    Mustafa ka theksuar se është e rëndë që shumë familje që 21 vite pas luftës në Kosovë, për fat të keq varret dhe eshtrat e më të dashurve të tyre nuk i dinë ende.

    “Kjo ditë koincidon edhe me Masakrën e Mejës, e cila është një nga krimet më monstuoze të forcave serbe mbi popullatën civile shqipare. Në këtë masakër janë vrarë mbi 376 burra të kësaj ane. “Lëdina e Pikëllimit” është e mbushur me varre të grave, burave, fëmijëve dhe të moshuarve të cilët nuk u kursyen”.

    “Masakra e Mejës dhe shumë masakra tjera në Kosovë janë dëshmi e krimeve të Serbisë që janë kryer në vendin tonë”.

    “Të gjitha këto ngjarje tronditën ndërgjegjen njerëzore të botës së civilizuar dhe kapërcyen çdo kufi. Serbia duhet sa më parë të kthej eshtrat e të zhdukurve dhe kryesit e krimit të përgjigjen para drejtësisë”.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.