×
  • Lajme
  • Lajme

    Msh-ja tregon se a është e gatshme Kosova të kalojë në fazën tjetër të lehtësimit të masave

    FrontOnline
    15 Maj 2020

    Edhe tri ditë kanë mbetur për të hyrë në fazën e dytë të masave lehtësuese, për shkak gjendjes së krijuar nga pandemia COVID-19 në Kosovë, por ende nuk dihet nëse Kosova është e gatshme të kalojë në këtë fazë.

    Nga Ministra e Shëndetësisë për Insajderin kanë thënë se do të ketë analizim të situatës epidemiologjike, nga komunitetet për menaxhimin e pandemisë, për të parë nëse jemi të gatshëm të kalojmë në fazën e dytë ose jo.

    “Kjo çështje është pjesë e analizës së përgjithshme të masave të fazës së parë të hapjes graduale dhe efekteve të tyre. Komiteti për menaxhimin e pandemisë, do të analizojë edhe rrjedhën e situatës epidemiologjike para datës 18 maj, për të konkuludra vazhdimin e fazës së II-të hapjes apo spostimin e saj”, thuhet në përgjigjën e Ministrisë së Shëndetësisë dhënë për Insajderin.

    Nga Ministria e Shëndetësisë kanë njoftuar se lehtësimi i masave do të zhvillohet në tri faza, e ku janë cekuar specifikisht se cilat biznese do të fillojnë të hapen nga faza në fazë.

    Faza e parë përfshin periudhën nga 4 maji deri më 18 maj dhe gjatë kësaj kohe do të hapen bizneset, si: ndërtimtaria dhe patundshmëria, tregtia e automjeteve, pjesërisht tregtia me pakicë, pjesërisht riparimi i artikujve personalë dhe i orendive, si dhe zyrat e konsulencës.

    Faza e dytë fillon nga 18 maji deri më 2 qershor dhe gjatë saj do të fillojë operimi i bizneseve, si: tregtia me pakicë, dentistët dhe fizioterapeutët, floktarët dhe sallonet e ondulimit, tregu i gjelbër, gastronomia, transporti hekurudhor, transporti urban dhe ndër-urban dhe qendrat e thirrjeve.

    Faza e tretë hyn në fuqi më 2 qershor e deri në vendimin e radhës dhe do të lejohen transporti urban dhe ndër-urban, taksitë, gastronomia, provimet në arsimin e lartë, testi i maturës dhe arritshmërisë, hapja e kinemave, e teatrove dhe hapja selektive e aktiviteteve sportive.

    Javën e fundit në Kosovë ka pasur rritje të rasteve me të infektuar nga koronavirusi, në nivel vendi numri i të prekurve me COVID-19 ka arritur në 945, teksa 690 janë shëruar e kanë vdekur 29 të tjerë

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.