×
  • Lajme
  • Lajme

    Moti i kësaj jave, i ndryshueshëm nga dita në ditë

    FrontOnline
    31 Gusht 2020

    Sot na pret mot i ngjashëm sikurse dje, me diell dhe shumë i nxehtë, kurse të martën do të kemi një front të dobët të ftohtë ajror i cili ngaperëndimi do të depërtojë në drejtim të rajonit tonë duke kushtëzuar ulje të temperaturave dhe vende-vende edhe rrebeshe të lokalizuara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

    Të mërkurën në tërë rajonin pritet mot më i freskët, por i këndshëm, veçanërisht në bregdet, ndërsa nuk priten reshje atmosferike.

    Nga e enjtja temperaturat përsëri do të fillojnë të rikuperohen, por nuk pritet nxehtësi e madhe. Për shkak të lagështisë relative të ajrit në nivele të larta pritet të jetë zagushi gjatë ditës.

    Nga fundi i javës pritet që në Italinë jugore dhe afër Detit Jon të krijohet një ciklon i shtresave të larta atmosferike. Ky ciklon do të fillojë të ndikojë në motin mbi rajon tonë. Priten intervale të gjata kohore me diell, por herë pas here pasditeve priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë duke përfshirë edhe bregdetin shqiptar. Reshjet nuk do të jenë gjithëpërfshirëse.

    Pra, gjatë kësaj jave na pret një mot i ndryshueshëm

    Nga Rubrika
    Lajme15 Korrik 2025
    Pacientët me kancer po detyrohen ta sigurojnë vetë terapinë, pasi në Klinikën e Onkologjisë mungon një pjesë e ilaçeve të nevojshme. Ata...
    Lajme15 Korrik 2025
    Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme , duke thënë se Gjykata nuk po e pengon digjitalizimin e biznesve...
    Lajme15 Korrik 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me përfaqësues të Odës Ekonomike të Letonisë, ku siç është shprehur ajo, ka prezantuar potencialin...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se Gjykata Supreme ka konfirmuar se Albin Kurti dhe ministrat kanë...
    Lajme15 Korrik 2025
    Vazhdimi i qëndrimit edhe më tutje në zyra qeveritare nga Albin Kurti dhe nëntë deputetë të Vetëvendosjes edhe pas vendimit të Gjykatës...
    Lajme15 Korrik 2025
    Avokati Arianit Koci sot në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova foli në lidhje me vendimin e Gjykatës Supreme për të...
    Sport15 Korrik 2025
    Në kuadër të raundit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve, sonte zhvillohet ndeshja kthyese mes FC Differdange dhe Dritës. Pas fitores...
    Lajme15 Korrik 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim me postë në zgjedhjet lokale për...
    Lajme15 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”, lidhur me një incident të ndodhur më...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.