×
  • Lajme
  • Lajme

    Mjeku kosovar në Berlin reagon ndaj IKSHPK-së: Ka të vdekur nga COVID-19 në Kosovë edhe pa sëmundje tjera shoqëruese

    FrontOnline
    01 Gusht 2020

    Mjeku internist dhe kardiologu, Fahri Beqa, i cili jeton dhe punon prej 12 viteve në Berlin, i ka reaguar Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publik në Kosovë.

    Në Kosovë, numri i të vdekurve nga koronavirusi ka arritur në 237.

    Pas këtyre vdekjeve dhe deklaratave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), se të gjithë viktimat kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese, ka reaguar internisti dhe kardiologu Fahri Beqa, i cili prej vitesh jeton dhe vepron në Berlin.

    Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë IKSHPK duhet të largojë nga lajmërimi i përditshëm kur konfirmon rastet e reja pozitive dhe të vdekurve, pjesën e fjalisë ku thuhet se “të vdekurit kanë pasur edhe sëmundje të reja shoqëruese”.

    Kjo pasi sipas tij vetëm ai personalisht ka njohur tre persona që kanë vdekur nga COVID-19 e që s’kanë pasur sëmundje të tjera.

    “IKSHP definitivisht duhet t’a largojë nga lajmërimi i përditshëm i rasteve të reja pozitive me Sars-Cov2 dhe të vdekurve nga COVID-19 pjesën e fjalisë ku thuhet “të vdekurit kanë pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese”. Të paktën personalisht i kam njohur 3 persona që kanë vdekur nga COVID-19 dhe nuk e kanë pasur asnjë sëmundje shoqëruese”, ka shkruar Beqa ndër të tjerash, përcjell lajmi.net.

    Eksperti i shëndetësisë publike, thekson se ky veprim tingëllon edhe si relativizim apo arsyetim i vdekjeve.

    Ai shton se nga COVID-19 mund të preken dhe mund të vdesin të gjitha moshat dhe të gjithë pacientët me apo sëmundje shoqëruese.

    Postimi i plotë, pa ndërhyrje:

    IKSHP definitivisht duhet t’a largojë nga lajmërimi i përditshëm i rasteve të reja pozitive me Sars-Cov2 dhe të vdekurve nga COVID-19 pjesën e fjalisë ku thuhet “të vdekurit kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese”.

    Të paktën personalisht i kam njohur 3 persona që kanë vdekur nga COVID-19 dhe nuk e kanë pasur asnjë sëmundje shoqëruese.

    Përveç tjerash kjo tingëllon edhe si relativizim apo arsyetim i vdekjeve. Nga COVID-19 mund të preken dhe mund të vdesin të gjitha moshat dhe të gjithë pacientët me apo sëmundje shoqëruese. Poashtu edhe mund të shërohen të gjitha moshat dhe pacientët, me apo pa sëmundje shoqëruese. Prandaj nuk është etike e as humane që pacientët me sëmundje shoqëruese të futen automatikisht në kategorinë që ata janë të vetmit që po vdesin nga COVID-19. Sipas statistikave dhe analizave që databazës së të vdekurve në Itali, 28,2% e të vdekurve nuk kanë pasur asnjë sëmundje shoqëruese para pandemisë, dmth kanë qenë plotësisht të shëndoshë.

    Prandaj kjo pjesë e fjalisë duhet të hiqet, përndryshe shpërndarja e pasaktë e informacioneve për të vdekurit nga një institucion shëndetësor është ofendim i rëndë dhe mund të ketë edhe konsekuenca juridike që mund të inicohen nga familjarët e të vdekurve. /Lajmi.net/

    Nga Rubrika
    Lajme20 Mars 2025
    Presidentja Vjosa Osmani tha se takimi që ka zhvilluar me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka qenë më...
    Lajme20 Mars 2025
    Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkēvičs tha se erdhi në Kosovë për disa arsye. E para tha se ka të bëjë me diskutimin...
    Lajme20 Mars 2025
    Presidentja Vjosa Osmani, është deklaruar për media pas takimit që ka zhvilluar sot me presidentin e Letonisë Edgars Rinkēvičs Ajo ka thënë...
    Të tjera
    Lajme20 Mars 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs. Pas takimit është paralajmëruar konferenca për media.  ...
    Lajme20 Mars 2025
    Njësiti i Krimeve Ekonomike ka kryer bastisje në Ministrinë e Bujqësisë të udhëhequr nga Faton Peci. Gazeta online merr vesh se hetuesit...
    Lajme20 Mars 2025
    Dhomat e Specializuara të Kosovës e kanë konfirmuar se kanë pranuar një korrespodencë nga Ministria e Drejtësisë në Kosovë për rastin e...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq ka reaguar pas komenteve të fundit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq rreth bashkëpunimit në mbrojtje mes Kosovës, Shqipërisë...
    Lajme20 Mars 2025
    Kandidatët për kryeministër nga PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja janë takuar me njëri-tjetrin. Me rezultatet përfundimtare në tryezë, ata duket se po e...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Prokuroria e Maqedonisë së Veriut ka dorëzuar para mediave listën zyrtare të moshave të viktimave nga tragjedia në Koçan. Ky informacion vjen...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.