×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Mjekëve nuk u dalin 300 euro nga Qeveria, javën tjetër nisin grevat

    FrontOnline
    15 Shtator 2020

    Punëtorët Shëndetësorë në Kosovë ende nuk i kanë marrë shtesat prej 300 eurove për angazhimin shtesë që kanë bërë gjatë kohës së pandemisë Covid-19, mjete këto që u janë premtuar nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

    Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim për aprovimin e shtesave mujore për muajin korrik dhe gusht, por që vendimi ka mbetur i pa zbatuar.

    Nënkryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Naser Gjonbalaj, në një intervistë për Front Online, ka treguar se deri tani shtesat prej 300 eurove i kanë marrë vetëm mjekët e mjekësisë familjare.

    Mjekët në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, e ata në spitalet rajonale që po ballafaqohen drejtpërsëdrejti me pandeminë, nuk janë paguar ende.

    Gjonbalaj ka thënë se vonesa të tilla po bëhen për shkak të mospajtimeve që edhe punëtorët teknik të marrin shtesa.

    “Komisioni nga Shërbimi Spitalor Klinikë e Universitar i Kosovës, i formuar nga drejtori i përgjithshëm, ka menduar se të gjithë ata që janë marrë me shërbime duhet të fitojnë nga kjo shtesë. Secili profesionist shëndetësorë është marrë me trajtimin e tyre pavarësisht a ka pasur shtretër Covid apo jo”, ka thënë ai për Front Online.

    Ai tha se si punëtorët shëndetësorë ashtu edhe punëtorët teknik kanë punuar gjatë kohën së pandemisë.

    Por që Qeveria e Kosovës nuk ka mbështetur kërkesën e tyre që edhe kësaj pjese të punëtorëve tu ndahen nga 300 euro.

    “Vendimi i qeverisë thotë se mjekët, infermierët dhe teknikët që janë marrë me trajtimin e pacientëve me Covid marrin shtesa. Duke u zbatuar ky vendim komisioni ka rekomanduar që duhet të përfshihen të gjithë profesionistët shëndetësorë dhe ata mbështetës”, ka deklaruar Gjonbalaj, duke u shprehur se nuk janë të informuar se kur pjesa tjetër e punëtorëve shëndetësorë do të paguhet me 300 euro shtesë.

    Shtatori i “nxehtë” për mantelbardhët

    Për mosmarrjen e shtesave, e për mos përfshirjen e punëtorëve teknik në këto shtesa, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës kanë paralajmëruar masa, përfshirë këtu edhe greva.

    Kryetari i kësaj federate, Blerim Syla, ka thënë për Front Online se mbi katër herë i kanë adresuar kërkesat e tyre në Qeverinë e Kosovës.

    Ai tha se Qeverisë i kanë dhënë deri të premten afat për të përmbushur kërkesat e tyre.

    “Punëtorët shëndetësorë nuk i kanë marrë shtesat prej 300 euro për dy muaj. Si federatë kemi reaguar sepse nuk duam të lejojmë diskriminim mes punëtorëve shëndetësorë. Deri të premten Qeveria Hoti ka kohë që të përmbushë kërkesat tona. Ne jemi të përkushtuar nga pacientët, megjithatë nëse nuk plotësohen kërkesat, atëherë me siguri do të fillohet me greva brenda institucionale”, ka thënë ai.

    Veprimet që do të merren nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, do t’i mbështet edhe Oda e Mjekëve të Kosovës.

    Gjonbalaj ka thënë se të gjitha ato veprime që janë në të mirë të punonjësve shëndetësorë, do t’i përkrahin.

    Mjekët drejt migrimit, të pa punë figurojnë 581 prej tyre

    Për shkak të kushteve jo të mira, e për shkak të pezullimit të Ligjit për Paga, një pjesë e punëtorëve shëndetësorë vlerësohet ta kenë lëshuar vendin, kështu për të kërkuar punësim në shtetet tjera.

    Nënkryetari Gjonbalaj ka thënë se deri para fillimit të pandemisë ka pasur kërkesa të mjekëve për punësim jashtë vendit.

    Ai ka treguar se punëtorët shëndetësorë kanë shumë oferta për punësim jashtë vendit, sidomos nga Gjermania.

    “Raste të tilla deri në fillimin e pandemisë ka pasur, megjithatë Ligji i hedhur poshtë për paga ka qenë një ndalesë rapide e kërkesave. Pas zërave dhe informatave që ligji nuk po kalon, kanë filluar përsëri largimet nga vendi”, ka shtuar ai për Front Online.

    Gjonbalaj ka treguar se problematikë tjetër në vend është edhe mospunësimi i mjekëve.

    Sipas tij, 581 mjekë figurojnë si të pa punë në Kosovë.

    “Momentalisht sipas databazës tonë që kemi janë 581 mjek të pa punë, këta janë mjek të përgjithshëm që e kanë përfunduar fakultetin dhe janë të pa punë, ndër ta mbi 100 specialistë janë të pa punë”, është shprehur tutje ai për Front Online.

    Vit pas viti një numër i madh i mjekëve dhe infermierëve lëshojnë Kosovën, kështu duke kërkuar punë në vendet e Bashkimit Evropian.

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme02 Qershor 2025
    Të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Gjatë orëve të pasditës, në zonat malore, kryesisht në jug...
    Lajme02 Qershor 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës ishin pajtuar dhe kishin mbledhur...
    Lajme02 Qershor 2025
    Organizata Handikos ka kërkuar veprim urgjent nga SHSKUK-ja dhe Ministria e Shëndetësisë për procesin e shpërndarjes së pajisjeve ndihmëse për personat me...
    Të tjera
    Lajme02 Qershor 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mirëptirur në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali. Me të është diskutuar për...
    Sport02 Qershor 2025
    Alpinistja kosovare, Uta Ibrahimi ka treguar vështirësitë që has përgjatë ecjeve të saja. Ajo, në emisionin “Ora e Pasdites”, rrëfeu se si...
    Bota/Rajoni02 Qershor 2025
    Ish-ministrja e jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, u emërua presidente e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të hënën, pas zgjedhjeve...
    Lajme02 Qershor 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se një krizë zgjedhore ka qenë e paralajmëruar gjatë fushatës zgjedhore, që kulmoi...
    Lajme02 Qershor 2025
    Kryetari aktual i Klinës, Zenun Elezaj, do të kandidojë sërish për këtë post për katër vitet e ardhshme. Këtë e bëri të...
    Lajme02 Qershor 2025
    Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku tha zgjedhja e kryeparlamentarit “nuk është çështje emërimi”. Ajo tha në Frontal në T7 se kët1%...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.