×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Reçica: Angazhimi ynë është që të kemi sa më pak raste të përfshirjes së fëmijëve që merren me punë të rënda

    FrontOnline
    12 Qershor 2020

    Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, sot me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare Kundër Punës së fëmijëve, ka zhvilluar takimin e rregullt vjetor të Komitetit të Kosovës për Parandalimin dhe Eliminimin e Punëve të Rënda të Fëmijëve.Me këtë rast, ministri Reçica foli për angazhimin dhe përpjekjet që janë bërë edhe në mandatin e kaluar në funksion të mbrojtjes së fëmijëve nga punët e rënda, megjithëse për të arritur synimet tona tha ai, na mbetet ende shumë punë për të bërë tani e tutje.

    MPMS së shpejti pritet nxjerrë aktet nënligjore që parashihen edhe me Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, ligj ky i miratuar në mandatin e kaluar, me ç’rast do të ketë më shumë qartësi në aspektin ligjor për trajtimin e kësaj dukurie të dëmshme për fëmijët, tha ministri Reçica.

    Gjithashtu, ministri Reçica theksoi se, angazhimi ynë që të kemi sa më pak raste të përfshirjes së fëmijëve që merren me punë të rënda, nënkupton angazhim për fëmijë të shëndetshëm, të zhvilluar dhe të edukuar mirë.Në fund të këtij takimi, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të Ministrisë, që të bashkëpunojë edhe me komunat, OJQ-të dhe gjitha institucionet e linjës, që janë të përfshira në këtë proces, që të shtyjnë përpara nismat që kanë për qëllim zvogëlimin e numrit të fëmijëve prezent nëpër rrugë, përmes adresimit të kësaj dukurie në bazë të kompetencave institucionale por edhe përmes fushatave të ndryshme vetëdijesuese për prindërit dhe familjarët e tyre.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...
    Lajme03 Mars 2026
    Pak para zgjedhjeve të 28 dhjetorit, në një intervistë për Tëvë1, bashkëkryetarja e GUXO-së, Donika Gërvalla, thoshte se çështja e zgjedhjes ose...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u takua sot në Shtëpinë e Bardhë me kancelarin gjerman Friedrich Merz, me temë kryesore luftën në...
    Lajme03 Mars 2026
    Veprimtari i çështjes kombëtare, Emrush Xhemajli, në emër të Shoqërisë “Lëvizja”, mbajti një fjalim emocionues më 1 mars në Winterthur të Zvicrës,...
    Lajme03 Mars 2026
    Numrat, afatet dhe mungesa e konsensusit kanë kthyer çështjen e zgjedhjes së presidentit të Kosovës në një provë të funksionimit institucional. Teksa...
    Vip03 Mars 2026
    Scream 7 shënoi debutimin më të suksesshëm në historinë e serisë, duke arkëtuar 97.2 milionë dollarë në mbarë botën gjatë fundjavës së...
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu zhvilloi sot takim me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph. Në njoftimin e Kuvendit...
    Lajme03 Mars 2026
    Gjykata Themelore në Prishtinë, aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë serbëve...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.