×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 700 fëmijë të infektuar me Covid-19 në Kosovë, Raka bën thirrje për kujdes në shkolla

    FrontOnline
    12 Shtator 2020

    Mikrobiologu Lul Raka ka thënë se masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19 duhet të respektohen në përpikëri.

    Shkollat do të hapen këtë të hënë.

    Mirëpo ka gjasë që jo të gjithë nxënësit do të kenë mundësinë të rikthehen menjëherë nëpër bankat shkollore.

    Kjo pasi që në mesin e tyre ka edhe të infektuar me virusin korona.

    Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, deri tani janë regjistruar 334 raste me COVID-19 te fëmijët deri në moshën nëntë (9) vjeçare.

    Ndërkohë 493 raste pozitive janë paraqitur te grupmoshat nga 10 deri në 19 vjet.

    Sipas mikrobiologut Lul Rakës, rreziku i përhapjes së virusit me hapjen e shkollave ekziston, mirëpo pikërisht ky fakt duhet t’i aktivizojë të gjithë.

    Por gjasat për t’u infektuar shtohen edhe për shkak të numrit të madh të nxënësve nëpër klasa.

    Sipas Rinor Qehajës nga Instituti Edguard në Kosovë ka shkolla ku numri i nxënësve për klasë kalon shifrën 40.

    Ndërkohë mungesa eventuale e nxënësve në shkollë, të cilët janë të infektuar me COVID-19 mund të ndikojë negativisht në mësimnxënie.

    Ministria e Arsimit dhe Shkencës një ditë më parë ka njoftuar se procesi mësimor do të fillojë në dy faza, një pjesë e nxënësve do të fillojnë mësimin më 14, e të tjerët më 21 shtator.

    Nga Rubrika
    Lajme20 Mars 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar për vdekjen e gazetarit dhe regjisorit slloven Iztok Tory, i cili kishte transmetuar i pari...
    Lajme20 Mars 2025
    Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi, ka konfirmuar për Gazetën Express bastisjen në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Sipas Kozmaqit...
    Lajme20 Mars 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka dhënë detaje mbi takimin që ka pasur me përfaqësuesin e ri të BE-së për dialogun Kosovë...
    Të tjera
    Vip20 Mars 2025
    Gjesti ka kaluar mbi 150 ditë në një izolim dhe natyrisht se ka një ngarkesë të rënduar emocionale e psikologjike. Ai pas...
    Lajme20 Mars 2025
    E ngarkuara me Punë e ambasadës amerikane në Kosovë, Anu Prattipati ka pritur në takim Chris McKinney nga Komanda Evropiane e SHBA-së...
    Vip20 Mars 2025
    Prezantuesja e njohur, Einxhel Shkira, do të bëhet nënë për herë të dytë. Ajo dhe partneri i saj, DJ Dagz, tashmë kanë...
    Lajme20 Mars 2025
    Krimet Ekonomike sot gjatë ditës kanë bastisur ministrin e Bujqësisë e cila drejtohet nga Faton Peci. Pas përfundimit të aksionit, Peci ka reaguar...
    Lajme20 Mars 2025
    Policia e Kosovës ka ndaluar një furgon në fshatin Novosellë, i cili dyshohej për kontrabandë me mallra. Në njoftimin thuhet se policia,...
    Lajme20 Mars 2025
    Analisti politik, Ben Andoni, ka thënë se bashkëpunimi në sferën e mbrojtjes në mes të Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës është një formë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.