×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Masat anti-Covid: 387 persona dhe 29 biznese gjobiten për katër ditë

    FrontOnline
    17 Korrik 2020

    Kryeinspektori sanitar Ibrahim Tërshnjaku ka treguar se sa gjoba janë shqiptuar në katër ditët e kaluara për personat fizikë dhe subjektet juridike që nuk kanë respektuar masat anti-Covid.

    “Në vazhdën e inspektimeve dhe zbatimit të të gjitha vendimeve të Qeverisë së Kosovës, Inspektorati Sanitar në bashkërendim me inspektoratet e tjera po kryen aktivitetin që nga ora 5 e mëngjesit deri në 12 të natës. Nëse do të ishte indikatori kryesor dhe zbatimi strikt i vendimeve të qeverisë me kapacitetin dhe angazhimin që kemi në terren shohim se ka rezultate pozitive”.

    “Për katër ditë të kryera të inspektimeve që nga orët e hershme të mëngjesit deri në orët e vona së bashku me Policinë e Kosovës kemi arritur të kryejmë 1398 inspektime te subjektet afariste. Kemi shqiptuar 387 gjoba për personat fizikë, 29 gjoba për subjekte juridike, derisa kemi lëshuar 371 vendime për izolim dhe 29 vendime si të shëruar. Kemi përcjellë mbikëqyrjen e 25 varrimeve të personave që kanë vdekur nga Covid-19”.

    Ai, në konferencën tashmë të përditshme ku raportohen rastet e reja me Covid-19, ka thënë se Inspektorati Sanitar dhe inspektoratet tjera do të keni aktivitete të vazhdueshme për të zbatuar në mënyrë strikte vendimet e Qeverisë së Kosovës.

     

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/642155790037459/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.