×
  • Lajme
  • Lajme

    Lushtaku: Specialja politike, UÇK-ja nuk e ka vrarë asnjë civil serb

    FrontOnline
    30 Shtator 2020

    Ish komandanti i Zonës Operative të Drenicës në luftën e UÇK-së dhe kryetar i degës së PDK-së në Skenderaj në emisionin “Debat” të RTK-së ka thënë se UÇK-ja ka qenë një ushtri e cila gjatë kohës së saj është formuar më shumë vështirësië, pasi që Serbia ishte shumë e fuqishme në Kosovë.

    “I mbaj mend celulat e para, aksionet e para, edhe fillimet e para të shumë njerëzve të vullnetit të mirë që t’i bashkohen UÇK-së, duke nisur nga grupi i Adem Jasharit. Është dashur 10 vjet që t’i besohet kësaj force ushtarake”, ka thënë Lushtaku.

    Sipas tij, UÇK-ja edhe po të dëshironte të bënte masakra dhe ta keqpërdorte uniformën, nuk e kanë bërë asnjëherë një gjë të tillë. “Edhe ata pak serb që kanë qenë në Skenderaj, në një formë e kanë veshur uniformën serbe, prandaj ka qenë e pamundur që UÇK të bëjë vrasje të civilëve”, ka thënë ai.

    “Nuk ka asnjë rast që UÇK-ja të ketë vrarë një civil serb. Investimi serb ka qenë i madh që t’ia prish imazhin ushtrisë sonë”.

    Ai ka insistuar se mundësitë e Ushtrisë Çlirimtare për të bërë krime kanë qenë tepër të vogla ose fare.

    “UÇK-ja është përballur me drejtësinë në Kosovë, diku nisur nga UNMIK-u, EULEX-i, Haga… Unë mendoj që kjo është gjykatë politike dhe nuk e di se çfarë vrasjes do të zbardh”, ka shtuar Lushtaku.

    Ai tha se me Gjykatën Speciale shqiptarët do t’i paguajnë edhe vrasjet edhe masakrat që ushtria serbe i ka bërë në Kosovë.

    “Gabim i Kuvendit është gjithsesi krijimi i kësaj Gjykata, por tash është fakt i kryer”.

    Tutje ish komandanti tha se askush nuk ka besuar se shqiptarëve, ushtarëve, do t’iu ndodh kjo që pas 21 vjetësh të trajtohen në këso forma nga gjykatat.

    “UÇK-ja është e këtij vendit dhe ata që e kanë veshur uniformën ia kanë kryer një shërbim atdheut. Gjykatat që kanë qenë këtu e kanë pasur mundësinë që për 21 vjet të na hetojnë dhe unë vet që 15 vjet jam nëpër gjykata”, tha Lushtaku.

    Delegacioni nga Drake University viziton Devolli Corporation, njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.