
Deputeti i Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka marrë fjalën në emër të grupit të tij parlamentar, duke thënë se ngjarja e ndejshme me zgjedhjen e Kryeministrit të ri të Kosovës, Avdullah Hoti, është një ngjarja e pazakontë.
Ai ka thënë se votat e deputetëve Hetem Arifi, i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykatat në Kosovë si dhe ajo e Haxhi Shalës, i cili u bind nga presidenti Hashim Thaçi dhe ish kryeministri Ramush Haradinaj, janë vota të komprometuara dhe për të cilat do të ankohen në instancat ligjore në vend.
“Vota e Hetem Arifaj, deputetit të dënuar nga Gjykatat, ishte votë përcaktuese dhe patjetër që ne do të ndërmarrim hapa edhe për votën e komprometuar të deputetit Haxhi Shala, e cila tregoi se presidenti shkon nëpër oda. Kjo qeveri është dashuri të bëj votat nëpër oda me presidentin”, tha Aliu.
Aliu tha se me një qeveri e cila varet nga Lista Serbe nuk është çudi nëse në vend , në AKI mund të vendoset dikush i përcaktuar nga Lista Serbe.
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/1145343755830391/