×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Libri i mbesës së Trump dhe taksat e xhaxhait: Ia kam dhënë unë lajmet New York Times

    FrontOnline
    16 Qershor 2020

    Është e vështirë të thuhet nëse është kaluar kufiri mes gënjeshtrës dhe evazionit fiskal. Por sigurisht Donald Trump dhe babai i tij Fred e kaluan atë të cinizmit në vitet ’90 me përdorimin e blerjeve të rreme të materialeve për mirëmbajtjen e pallateve të tyre, me anë të një prej shoqërive të tyre “All Country Buildings Supply & Maintenance”. Jo vetëm për të transferuar para nga babai tek i biri duke iu shmangur pagesës së taksave por dhe për të justifikuar rritjen e çmimit të qerasë.

    Episodi është vetëm një nga të shumtët të treguar në një hetim të detajuar për 100 mënyrat e përdorura nga Trump për të shmangur taksat, e që u publikua fillimisht nga New York Tines në 2018-ën. Një hetim shumë i detajuar sipas të cilit prestigjozja amerikane tregon se Donald në 50 vjet ka përdorur plot 295 kanale për të transferuar fonde duke shmangur taksat dhe që për herë të parë tregoi falsitetin e një njeriu që pretendonte se e kishte bërë vetë pasurinë e tij. Trump gjithnjë ka pretenduar se babai i tij i kishte lënë vetëm një million dollar, të cilin ia kishte kthyer me gjithë interesa, por nga babai i tij mori një trashëgimi me vlerë 413 milion dollar.

    Lajme të bujshme të konfirmuara nga dy gazetarë investigativë dy vjet më parë për New Times, me informacione të besueshme të marra nga një burim sekret. Të paktën deri tani pasi Meri Trump, vajza e vëllait të madh të Donald Trump, i cili ndërroi jetë në moshën 42 vjecare për shkak të një infarkti në vitin 1981, tashmë ka vendosur të tregojë në një libër se ishte ajo që ka treguar çdo gjë për gazetarët. Një libër për familjen Trump që do të jetë një goditje e rradhës për imazhin e presidentit i cili aktualisht po pret me ankth dhe librin e ish asistentit të tij Xhon Bolton që do të publikohet javën e ardhshme

    Kujtimet e Meri Trump do të publikohen në 11 gusht, në prag të konventës republikane që do i japë presidentit emërimin për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë. Objektivi i saj është të arrijë tek një pjesë e trashëgimisë, e cila në një mënyrë shumë kontroverse iu dha vetëm Donald Trump. Ajo pritet të dalë së shpejti dhe në intervista televizive për të treguar se si gjyshi i saj Fred i jepte para babait të saj dhe xhaxhai Donald i cili ka falimentuar disa herë gjatë karrierës së tij si sipërmarrës.

    Trump në moshën 3 vjeçare merrte një pagesë 200 mijë dollar si këshillltar, në moshën tetë vjec ishte milioner. Ndërsa në moshën 17 vjecare ishte pronar i një ndërtese me 52 apartamente. Poir Meri kësaj here shkon përtej anekdodave pasi libri do të përmbajë edhe konfidencat e një personazhi të familjes që deri tani ka qendruar në heshtje: Merien Trump Bari, vajza e Donald, një gjykatëse federale në pension.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se e ka bërë ndryshimin me efekt të menjëhershëm në mbrojtjen e afërt nga...
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Kryeministri britanik Keir Starmer inkurajoi homologët e tij të vazhdojnë përpjekjet për një armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës. Komentet e tij u...
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate në Koçan të Maqedonisë së Veriut, 59 persona kanë mbetur të vdekur...
    Të tjera
    Lajme18 Mars 2025
    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar ankesën e kandidatit për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Agron...
    Lajme18 Mars 2025
    Ngërçi paszgjedhor në Kosovë vazhdon, pa asnjë diskutim zyrtar për qeverinë e re. Opozita pranon se bisedime joformale po zhvillohen në prapaskenë,...
    Lajme18 Mars 2025
    Ushtarët amerikanë të KFOR’it, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje, kanë kryer një patrullë rutinë në veri të Kosovës për, siç...
    Lajme18 Mars 2025
    Askush nga përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje nuk mori pjesë në varrimin e babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Përveç një telegrami...
    Vip18 Mars 2025
    Gjesti dhe Rozana Radi kanë pasur një përplasje të ashpër, ku është përfshirë edhe Egli Tako. Këngëtarja e akuzoi se po e...
    Lajme18 Mars 2025
    Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë i ka ftuar përfaqësuesit e shoqërisë civile që të kontribuojnë në Raportin e BE-së për vendin...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.