
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka bërë të ditur se brenda 24 orëve në këtë qytet nuk ka pasur as një rast me coronavirus, shkruan Front Online.
“ Në 24 orët e fundit në Rahovec nuk kemi asnjë rast pozitiv me COVID19. Nga 40 mostrat e marra të gjitha kanë rezultuar NEGATIV. S’ka vend për shqetësim sepse situata është nën kontroll”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
LAJM I MIRË! Në 24 orët e fundit në Rahovec nuk kemi asnjë rast pozitiv me COVID19. Nga 40 mostrat e marra të gjitha kanë rezultuar NEGATIV. S’ka vend për shqetësim sepse situata është nën kontroll. Falënderoj qytetarët për lojalitetin në zbatim të vendimeve, sikurse edhe të gjithë mantelbardhët përfshirë mjekët, infektologët, mikrobilologët, epidemiologët, biokimistët, infermierët, policinë, FSK-në dhe të gjitha institucionet emergjente që janë aktive dhe në gjendjen më të lartë të gatishmërisë. #RRINËSHTËPI SL