×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ky shtet mbyll shkollat një javë pas rihapjes për shkak të shtimit të rasteve të virusit

    FrontOnline
    13 Korrik 2020

    Sri-Lanka deri më tani i ka raportuar vetëm 11 viktima të Coronavirusit, por vendi aziatik u detyrua t’i mbyllë shkollat vetëm një javë pas rihapjes për shkak të rritjes së numrit të rasteve.

    Ministria e Arsimit tha se situata do të vlerësohet përsëri javën e ardhshme, që do të thotë se shkollat mund të hapen përsëri, nëse përmirësohet situata.

    Deri më tani, Sri-Lanka i ka regjistruar 2,617 raste të personave të infektuar me koronavirus, por gjenerali Shavendra Silva tha se gati gjysma e 1,100 banorë dhe pjesëtarë të stafit të një qendre për personat e varur nga substancat narkotike afër kryeqytetit kanë dalë pozitiv në testin për koronavirus javën e kaluar.

    Përpos tyre, ai tha se me koronavirus mund të jenë infektuar edhe disa vizitorë, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

    Partia në pushtet i ka anuluar tubimet para zgjedhjeve parlamentare të muajit të ardhshëm dhe e ka shtyrë rihapjen e aeroportit ndërkombëtar, që ishte planifikuar të bëhej në fillim të gushtit.

    Qeveria gjithashtu e pezulloi programin për riatdhesim, me të cilin deri më tani në atdhe janë kthyer rreth 12,000 persona që ndodheshin jashtë vendit.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Gusht 2025
    Stuhia me bubullima dhe e shoqëruar me shi të fortë, goditi sot disa rajone të shtetit kroat. Në fakt, disa pjesë të...
    Bota/Rajoni21 Gusht 2025
    Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se nuk ka plane “në këtë fazë” për të dërguar një delegacion në Katar...
    Bota/Rajoni21 Gusht 2025
    Dy ngjarje të rënda janë regjistruar mbrëmjes e kësaj të enjteje në qytetin e Vlorës. Siç raporton a2cnn, një fëmijë ka rënë...
    Të tjera
    Sport21 Gusht 2025
    Milot Rashica ka shkëlqyer me fanellën e Besiktasit, duke qenë protagonist absolut në ndeshjen e parë të play-offit të Ligës së Konferencës...
    Lajme21 Gusht 2025
    Agjencia për Menaxhim Emergjent ka njoftuar se gjatë të enjtes janë raportuar 97 vatra zjarri, ndërsa prej tyre 26 vazhdojnë të mbesin...
    Lajme21 Gusht 2025
    Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati,tha se buxheti i ndarë për Komunën e Prishtinës për vitin  2026 do të kap shifrën...
    Lajme21 Gusht 2025
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për mundësinë e votimit të kryeparlamentarit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Në këtë pikë,...
    Lajme21 Gusht 2025
    Hajdar Beqa, ish-deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka njoftuar se PDK në Gjakovë ka formuar Shtabin Zgjedhor për zgjedhjet e 12...
    Lajme21 Gusht 2025
    Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur të enjten mbrëma në rrugën Prishtinë–Podujevë, në fshatin Lupç....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.