×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Kur pritet t’i marrin kategoritë e tjera, paratë nga Pako Emergjente? Flet zëvendësministri i Financave!

    FrontOnline
    19 Maj 2020

    Janë me dhjetëra mijëra punëtorë të kompanive të ndryshme private në Kosovë, si dhe me mijëra biznese që kanë parashtruar kërkesa në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), në mënyrë që të përfitojnë mbështetje nga pakoja emergjente fiskale e Qeverisë së Kosovës.

    Për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve nga të gjitha kategoritë shoqërore, Qeveria e Kosovës, me propozimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve, ka miratuar Pakon Emergjente Fiskale në vlerë prej 179,6 milionë euro.Gjatë muajit prill, pagesat prej 170 eurosh, kanë dalë për disa kategori të caktuara, por jo për të gjithë siç ishte paraparë në pakon emergjente të implementuar nga ekzekutivi.

    Zëvendësministri i Financave dhe Transfereve, Agim Krasniqi, thotë për GazetaBlic, se edhe kategoritë e tjera pritet t’i marrin të hollat nga kjo pako, gjatë kësaj jave.Ai tutje thotë se nuk e di se kur do të përfundojnë të gjitha pagesat.“Këtë javë fillojnë që t’i marrin edhe kategoritë tjera, sikur ata që i kanë marrë nga 170, por se kur pritet të përfundojnë të gjitha nuk e di”, tha Krasniqi.

    Shumë biznese janë ankuar që ende nuk kanë marrë asnjë cent nga Pakoja Emergjente, edhe pse tashmë jemi në fund të muajit maj.Ndërkohë sipas Ministrisë së Financave dhe Transfereve, fokusi i parë i masave të kësaj pakoje janë përfituesit e skemave sociale, që marrin më pak se 100 euro në muaj. Ai shtoi se në tre muajt e ardhshëm do t’u ndahen nga 30 euro shtesë.Ministria e Financabe kishte paralajmëruar se biznese private të cilat e kanë ndërprerë apo kufizuar veprimtarinë e tyre ekonomike gjatë masave të Qeverisë kundër COVID-19 do të jenë përfitues të pakos emergjente.

    Nga pakoja emergjente do të përfitojnë edhe marketet, furrat dhe barnatoret, Qeveria ka paraparë shpërblim edhe për punëtorët e këtyre sektorëve.Anash nuk do të mbesin as kompanitë vetë prodhuese, Qeveria ka parashikuar ndihmë edhe për ato kompani që kanë ruajtur fuqinë punëtore gjatë kësaj krize, dhe që fillojnë prodhimin e produkteve të reja apo që rrisin eksportet.

    Kategoritë e tjera që do të përfitojnë nga kjo pako, janë: Stafi mjekësor, Policia dhe Zjarrfikësit; Komunat; Komunitetet pakicë; Bujqësia; Sporti dhe kultura.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.